Carlos Alcaraz

Sport

Tenis/ Alcaraz debutim me vështirësi në Wimbledon, fitore edhe për Sabalenka dhe Paolini

1 Korrik, 11:44| Përditesimi: 1 Korrik, 11:47

  • Share

Londër, Angli - Spanjolli Carlos Alcaraz ka kaluar me shumë mundime sfidën hapëse në Wimbledon. Pasi u vu përballë italianit Fabio Fognini, Alcaraz u tregua i duruar dhe pas një ndeshje të fortë fitoi 3-2. Ndeshja e tij ishte një prova e vështirë, por ai arriti të kalojë më tej duke treguar se duhet të përmirësohet në vazhdim.

Një tjetër fitore e vështirë erdhi nga britaniku Cameron Norrie, që gjithashtu ka avancuar më tej në turne. Ndërkohë, ky edicion i Wimbledon ka sjellë disa surpriza te meshkujt, duke përfshirë eliminimet e emrave të mëdhenj si Daniil Medvedev dhe Holger Rune. Në raundin e dytë kalojnë Andrey Rublev, Jiri Lehecka apo edhe italiani Jasmine Paolini.

Në turneun e femrave, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka mposhti me lehtësi Carson Bransatine 2-0, duke e siguruar kalimin në fazën e dytë. Po ashtu, Elina Svitolina nga Ukraina dhe Madison Keys nga SHBA avancuan me fitore të pastërta.

Në këtë edicion të Wimbledon disa emra të njohur të tenisit janë përballur me surpriza, pasi Ons Jabeur, Paula Badosa dhe Jelena Ostapenko janë eliminuar që në fazën e parë.

Në raundin e dytë do të kemi ndeshje interesante, pasi kalojnë emra si Naomi Osaka, Jasmine Paolini dhe britanikja Emma Raducanu.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?