Carlos Alcaraz

Alcaraz fiton Masterin e Barcelonës, mund në finale tenistin grek

24 Prill 2023, 15:32| Përditesimi: 24 Prill 2023, 15:34

  • Share

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi "Barcelona Open" për të dytin vit radhazi pasi mposhti Stefanos Tsitsipas në finale. Numri 2 i botës Alcaraz mbizotëroi në dy sete 6-3 6-4 për të siguruar mbrojtjen e parë të titullit në karrierë dhe për të përmirësuar rekordin kokë më kokë kundër grkut Tsitsipas në 4-0.

Tsitsipas tentoi të fitonte turneun për herë të parë pasi humbi në dy finalet e mëparshme nga Rafael Nadal, por u mposht nga fuqia dhe aftësia e Alcaraz.

"Është e pabesueshme," tha Alcaraz. “Të ndjej këtë energji dhe të ngre trofeun në Barcelonë para familjes dhe miqve të mi dhe shumica e anëtarëve të ekipit tim janë gjithashtu këtu. Të luaj në këtë nivel dhe të ngre trofeun para tyre është një ndjenjë e mirë për mua. Unë dhe skuadra ime po flisnim para ndeshjes për të qëndruar të qetë, për të dashur të luajmë momentet e vështira. Qëndrimi i qetë është pjesa më e rëndësishme për mua, të harroj gabimet dhe të jem vetvetja në fushë", tha Alcaraz pas suksesit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?