Festa e Carlos Alcaraz pas triumfit

Sport

Alcaraz mposht Sinner në finalen e US Open dhe e zbret nga froni botëror! Presidenti Trump vonon nisjen e duelit me 30 minuta (VIDEO)

8 Shtator, 11:10| Përditesimi: 8 Shtator, 11:12

  • Share

SHBA - Pas 455 ditësh, Jannik Sinner nuk është më 'mbreti' i tenisit botëror. Italiani humbi finalen e US Open në New York kundër rivalit dhe mikut të tij spanjoll, Carlos Alcaraz. Ky i fundit fitoi 3-1 me sete (2-6, 6-3, 1-6, 4-6) duke u ngjitur në vendin e parë të renditjes botërore. Alcaraz bëhet tenisti i tretë në histori që ia ka dalë të fitojë më shumë se tre Grand Slame të ndryshme para moshës 23-vjeçare, teksa i bashkohet John McEnros dhe Pete Sampras.

Alcaraz e filloi ndeshjen me agresivitet dhe e fitoi setin e parë 6-2, duke bërë që tifozët të dashuroheshin pas lojës së tij. Mirëpo në setin e dytë italiani Sinner, fituesi i Wimbledon kundër Alcaraz, vendosi ekuilibrat duke fituar 3-6. Seti i tretë ishte tërësisht për spanjollin që e mbylli 6-1, para se në atë final të fitonte 6-4 për t'u kurorëzuar kampion dhe për t'i marrë vendin e parë Sinnerit në renditjen e përgjithshme botërore.

Në tre përballjet e tyre të fundit finale, Sinner ia doli të siguronte për herë të parë trofeun e Wimbledon, ndërsa Alcaraz u "hakmorr" duke fituar në Cincinnati, kjo pas tërheqjes së Sinner gjatë lojës për shkak dëmtimi. Tanimë Alcaraz shijon suksesin e plotë kundër mikut të tij Sinner, duke hapur një epokë mes të dyve në nivelin më të lartë të tenisit botëror.

Presidenti i SHBA ndjek finalen në stadium

Donald Trump, presidenti i SHBA ndoqi nga pranë finalen mes Alcaraz dhe Sinner. Për shkak të sigurisë, dueli filloi me afro 30 minuta vonesë. Bashkë me Trump ishin edhe shefja e stafit të tij, Susie Wiles, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, sekretarja e shtypit Karoline Leavitt, i dërguari special Steve Witkoff, dhëndri i tij Jared Kushner dhe mbesa Arabella Kushner. Kjo ishte vizita e parë e Trump në turne që nga viti 2015.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?