Foto ilustruese

Ekonomi

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kërkon përjashtimin nga tatimi të shitjes së banesës kryesore

15 Gusht, 15:13| Përditesimi: 15 Gusht, 15:16

  • Share

Aleanca e Profesionistëve të Lirë, në një letër drejtuar ministrit të Financave Petrit Malaj, kërkon që të përjashtohet nga tatimi banesa kryesore ku ai jeton nëse e shet.

Aktualisht tatimi për shitjen e banesës është 15%, por sipas aleancës është tepër e lartë dhe duhet të rishikohet në mbrojtjen e shtresave të mesme e të ulëta.

“Në shumicën e vendeve të BE-së, banesa kryesore e tatimpaguesit përjashtohet plotësisht ose i nënshtrohet një reduktimi të konsiderueshëm të tatimit mbi ndërtesat (deri në 80%). Ky model garanton mbrojtjen e strehimit bazë si e drejtë themelore sociale. Propozimi ynë është që: Banesa kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi ndërtesat ose të tatohet me një normë simbolike. Fitimi nga shitja e banesës kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital, duke ndjekur modelin e OECD dhe shumicës së vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në letër.

Po ashtu kërkohet të ulet norma tatimore prej 15% edhe për banesat e tjera.

“Për pasuritë e tjera, tatimi mbi fitimin kapital të aplikohet në mënyrë progresive, por i korrigjuar për efektet e inflacionit dhe kostove të justifikuara financiare (p.sh. interesat hipotekore, shpenzimet e rikonstruksionit), për të siguruar që tatohet vetëm fitimi real dhe jo vlera e fryrë artificialisht nga tregu ose faktorë makroekonomikë”, vijon letra.

Kërkesa tjetër e bërë nga Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) është për diferencim të normës tatimore në bazë të qëllimit për cfarë përdoret banesa.

“Një sistem tatimor i drejtë duhet të bëjë dallim mes: Pasurive të destinuara për përdorim vetjak. Pasurive të destinuara për aktivitet ekonomik (qira, zhvillim, shitje). Pasurive të trashëguara për motive familjare dhe të përdorura në mënyrë sporadike (p.sh. shtëpi pushimi). Propozojmë që tatimi të jetë i diferencuar sipas destinacionit dhe qëllimit ekonomik të pasurisë, duke shmangur barazimin e padrejtë midis një prone të dytë të trashëguar dhe një portofoli investimesh të qëllimshëm në pasuri të paluajtshme. Kjo qasje siguron drejtësi fiskale, shmang penalizimin e familjeve dhe parandalon spekulimet e tepruara në treg”, vijon më tej letra.

Sa i takon rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që pritet të nisë nga viti i ardhshëm, propozimi i tyre është që norma tatimore të mos jetë 5% sa është parashikuar në projektligj por të ulet të paktën në 3%.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirana: 15/08/2025 16:22

    lereni 10 per cdo banese te perdorur per banim dhe 15 per ato te perdorura si bnb te kete dallim edhe ne cmimin e references dhe qerate mujore nga ato afatshkurtra normalisht me taksa me te larta se te perdorura per fitim dhe jo per nevoja strehimi jetik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?