Lulzim Basha

Politikë

'Aleanca e trekëndëshit kundër drejtësisë, Berisha çon militantët, Rama administratën', Basha: Qytetarët do t’i ndëshkojnë me votë më 11 maj

14 Shkurt, 17:18| Përditesimi: 14 Shkurt, 17:33

  • Share

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, shprehet se aleanca e Trekëndëshit vazhdon të koordinojë sulme ndaj institucioneve të drejtësisë.

Sipas tij, kjo betejë zhvillohet përmes veprimeve të kundërta, ku njëra palë dërgon militantët dhe tjetra administratën.

'Aleanca e Trekëndëshit kundër Drejtësisë vazhdon në koordinim betejën e saj. Dhëmb për dhëmb me drejtësinë, herë njëri e herë tjetri. Gjithçka në koordinim për t’i bërë presion dhe për ta shantazhuar. Njëri çon militantët, tjetri administratën. Njëri e sulmon, tjetri bën sikur e mbron', tha ai.

Basha akuzon Policinë për refuzimin e mbrojtjes së institucioneve të drejtësisë, duke e cilësuar këtë veprim si një akt të rëndë dhe të qëllimshëm. Ai kërkon që të nisë një hetim penal ndaj përgjegjësve, duke përfshirë edhe protestuesit, urdhëruesit dhe drejtuesit e Policisë.

'Refuzimi i Policisë për të mbrojtur institucionet e Drejtësisë është një akt i rëndë, i kryer me vetëdije dhe qëllim, i cili nuk mund të kalohet pa përgjegjësi ligjore dhe politike. Vetë institucionet e Drejtësisë kanë të gjithë autoritetin për të nisur ndjekjen penale ndaj shkelësve të ligjit, duke filluar nga protestuesit e deri te urdhëruesit, për të vijuar me drejtuesit e Policisë, ministrin dhe deri te kryeministri. Qytetarët, jam i bindur, do t’i ndëshkojnë me votën e tyre më 11 maj dhe do të hapin një faqe të re, ku të gjitha institucionet luftojnë korrupsionin dhe nuk e mbrojnë atë', tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?