Aktivistët e teatrit para SPAK-ut: Veproni shpejt ose revoltë, arrestoni Veliajn e Maznikun, të huajt gati të sjellin prokurorë, po na bëjnë presion

21 Maj 2020, 08:13| Përditesimi: 21 Maj 2020, 13:58

  • Share

TIRANË-Mëngjesin e sotëm Report Tv mësoi se SPAK-u ka nisur hetimet për denoncimet për shembjen e teatrit. Por, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paraditen e sotme ashtu sikur kishte paralajmëruar ishte para godinës së SPAK-ut për t'i bërë presion, sikur tha dje Robert Budina që të veprojë shpejt me hetimet për shembjen e godinës së teatrit kombëtar.

Aleanca i ka dorëzuar një kërkesë SPAK-ut ku i kërkon arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe n/kryetarit Arbi Mazniku, pasi i akuzon për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Gjithashtu Aleanca kërkon vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi truallin e teatrit dhe pezullimin e cdo punimi deri në zbardhjen e cështjes. Aleanca ka zgjedhur që të ndjekë rrugën ligjore, por Budina tha se nëse nuk vepron shpejt do të ketë një revoltë dhe bllokim total.

"Në momentin final duhet të një revoltë një bllokim total që të fillojnë që të lëvizin. Kemi kërkuar që faktori ndërkombëtar të hapë hetim. Kanë thënë po, nëse do të hapet do të sjellin prokurorë ndërkombëtarë" tha ai. Ai denoncoi se u është bërë presion me mesazhe. Ndërkohë që aktivistët paralajmëruan edhe 4 kallëzime për shembjen e teatrit. Aleanca e mbështetur nga PD-ja deri tani ka zhvilluar tre protesta.

Ora 11:27
Denoncimi i Robert Budinës para SPAK-ut: Po na bëjnë presion me mesazhe

Regjisori Robert Budina denoncoi para SPAK-ut se po u bëjnë presione, por nuk i tregoi emrat. "Po na bëjnë presion me mesazhe, kërkojmë mbështetjen e popullit. Nuk flasim për emra se nuk duam ta bëjmë telenovelë që të qarkullojnë nëpër media".

Ora 11:26
Aktivistja e teatrit: Ja 4 kallëzimet që po përgatisim për Veliajn, do ia çojmë SPAK-ut

Juristja Adriana Kalaja u shpreh se në ditët në vijim do të depozitohen në SPAK edhe 4 kallëzime të tjera. "Të arrestohen Erion Veliaj dhe Arbi Mazniku. Nuk duhet të lejojmë që në atë shesh. Kërkesat e sotme janë bërë në vazhdën e dy kallëzime që kemi bërë.

Në ditët në vijim po përgatit edhe dosje të tjera penale, shumë shpejt do i cojmë para SPAK-ut. Njëra nga këto është vrasje e mbetur në tentativë ndaj ministrit të Brendshëm, Erion Veliajt dhe drejtorit të policisë. Kallëzimi i dytë ndaj kryetarit të bashkisë, kryetarit të këshillit bashkiak për prishjen e objektit.

Kallëzimi i tretë për ministren e Kulturës dhe Çulin që kanë kryer një masakër për inventarët duke varrosur arkivën nën rrënoja. Edhe KLSH-ja po përgatit një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut" tha ai.

Ora 11:18
Pedagogu Ervin Goci: SPAK të pezullojë Veliajn, protesta që po bëjmë është politike (VIDEO)

Pedagogu Ervin Goci i kërkoi SPAK-ut që të pezullojë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të ndalojë punimet te Teatri, ai tha se protesta që po bëjnë është politike. "Kjo protestë këtu është politike. Shkrirja e sistemit të drejtësisë u bë politike. Protesta është politike se vijmë në statusin e cdo qytetari.

Ngjarja e jonë është specifike, dinamikë për vrasje. Ne po protestojmë për teatrin dhe për cdo qytetar. Kemi bërë dy denoncime. SPAK nuk reagoi në kohë. Ne do të sjellim kallëzime të tjera.

Prokurorët duhet të kuptojnë se cështja është politike. Nëse nuk ka drejtësi protesta do të jetë politike që kryeministri dhe kryetari bashkisë të japin dorëheqjen. SPAK duhet të pezullojë kryetarin e bashkisë që tani. Vendi i krimit të kalojë në siguri prove".

Ora 11:16
Robert Budina para SPAK-ut: Hetim ose revoltë finale, të huajt gati të sjellin prokurorë (VIDEO)

Robert Budina u shpreh para godinës së SPAK-ut, se beteja e tyre do të vijojë deri në fund. Ai i kërkoi SPAK-ut që të mos e çojë popullin në përplasje. Nëse nuk ka rezultate nga SPAK, Budina tha se në momentin final duhet të një revoltë një bllokim total.

"I nxisim që të reagojnë sepse ishte tentativë për vrasje. Do të kërkojmë hetimin për tentativën për vrasje të artistëve dhe hetimin e RENEA-s, ne nuk jemi terroristë. Ne nuk ishim të armatosur.

Kemi dëshmitë e njerëzve, që dëgjuan fadromat që kishin filluar të godisnin, pamje filmike, njerëzit ndërkohë që rrëzohej fasada dalin me vrap nga godina. Pamjet janë të qarta. Do i çojmë ku janë specialistë nëpër botë. Kemi kërkuar që faktori ndërkombëtar të hapë hetim.

Kanë thënë po, nëse do të hapet do të sjellin prokurorë ndërkombëtarë. Protestat absolutisht do i vijojmë nëse nuk lëviz prokuroria. Ne na takon të fitojmë legjitimitetin që këta janë të kapur. Në momentin final duhet të një revoltë një bllokim total që të fillojnë që të lëvizin.

Nuk e mbrojtëm dot. Ne do ta cojmë këtë lëvizje në të gjithë Shqipërinë, prandaj ata kanë detyrë të mos e cojnë popullin në përplasje me qeverinë. Prandaj të hapin procese dhe ti bëjnë me dije popullit. Do ta cojmë deri në fund betejën tonë" tha ai.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ballisti: 22/05/2020 18:15

    Ata maznikun dhe veliajn nuk i dua te arrestuar i dua te varur aty ku ka qene teatri...qe te vene mend komunistet...teatri te behet sic ka qene...

    Përgjigju
  • Iris: 22/05/2020 03:11

    Z.Goci,z.Budina,kauza juaj eshte e deshtuar qe ne fillim.Qe kur thate se protesta eshte politike e qe po I beni presion drejtesise (SPAKUT) e keni te humbur ,nuk keni per te fituar KURRE.

    Përgjigju
  • Dajana: 22/05/2020 01:49

    Lere o budina revolten,,,duan qetesi e pune,,,nuk duam sherr, te huajt ate duan qe ne te zihemi dhe te marrim rruget refugjat te punojme per ta,,askush nga te huajt nuk na e do te miren,,kembengulni qe te behet teatri aty ku ishte sic ishte,,;po qe se s'pranon rama te rrezohet me force,,nuk duam te perdorim forcen,,por edi po na detyron,,,

    Përgjigju
  • Tosi: 21/05/2020 14:47

    Hajdutit te kryesise se pd se Edmond Budina po i zbulohen petet cdo dite .kush je ti mor hajdut qe kercenon prokurorine dhe lajmeron perplasje .Kush te vjen prapa ty mor legen.

    Përgjigju
  • Mahmut shqiptari: 21/05/2020 13:18

    Ilir Meta Lulzim Basha Kryemadhi Sali Berisha duhet te ishin ne burg.Jane fatkeqesi kombetare

    Përgjigju
  • Pjeter: 21/05/2020 13:07

    Nuk ka nevoje te merret SPAK,me kallzime te tilla,mjaftojn prokurorite normale.Por qellimi juajedhte tjeter,ju jeni kthyer ne militante,beni denoncim per shkelje ligje dhe kercenoni me shkelje ligji.Revolta per çfare? Ju e dini shume mire,qe jane denoncime pa asnje baze ligjore,dhe do perfundojne ashtu si duhet,por po llomotisni qe tani,sepse qellimi juaj eshte te mund te deligjitimoni SPAK si te kapur,pikerisht,ate qe kerkojne,Saliu me nje mal me akuza,Luli dy male,Likja nuk kustifikon gjithe pasurine se ne ç'menyre e vuri.Gjirhe ata politikane qe jane ortake ne shume lloj bisnesesh,apo kane qene me pare,datojne pikerish kur ksne filluar kartieren politike,te gjithe kane frike se SPAK,mund te kerkoje te shofi me qarte. E hatehere,ç'do pretekst eshte qyl,per te vazhduar luften kunder Rames,dike e identifikuar,ne menyre kriminale me SPAK,sepse,ra Rama me punet pergjys,modifikimet ne reformen ne drejtesi jane te mundeshme,shpetojne te gjithe,dhe Shqiptatet e martin trangullin atje ku them une.

    Përgjigju
  • like: 21/05/2020 13:04

    as budingut nuk i bie mendja per teatrin por per nje post ministri i qan zemra bubullimes per teatrin qe nuk e ka pare nje here me sy

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 21/05/2020 12:37

    Eshte e veshtire te diskutosh ne mbreterine e idiotëve.... RROFTE DEMOKRACIA

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 21/05/2020 12:36

    Eshte shume e veshtire te diskutosh ne mbreterine e idiotevë.

    Përgjigju
  • Ema: 21/05/2020 12:10

    Cfar arestimesh doni ju? Po Bashen e berishen po monen e meten pse si arrestoni ata kan vrar e kan e kan prer. Aktor te korruptuar e partiak te ndyr

    Përgjigju
  • Vilma: 21/05/2020 12:00

    Boll zoterinj qe mbetet rrugeve,ne rruge mender nja m.. zgjidh, populli po tju donte do ju ndiqte ne marrezine tuaj,boll se na cate menderen.

    Përgjigju
  • safai: 21/05/2020 11:50

    me 5 morracake do besh revolte ti o hajdut ordiner? kur nuk arriti berisha ne 97 ti perplaste shqiptaret ti as mos u lodh kot se nuk ke as bythe edhe as breke per ate gje

    Përgjigju
  • Mahmut shqiptari: 21/05/2020 11:43

    Ju te ruani Karin barbonat e mutit

    Përgjigju
    • Rrahman Gashi: 21/05/2020 11:56

      Kryeku*vi i ripjelljes ka then që ka jetuar poshtë urave të Senës në Paris per 17 muaj si “barbone” ne frengjisht “ clochard”. O Mahmut kujt i ben fresk?

  • Rahman Gashi: 21/05/2020 11:33

    A race e qelbur

    Përgjigju
  • Budina: 21/05/2020 11:32

    Po keta vellezerit Budina punojne se te rrish te tallesh menderen 2 vjet me Licajn i ngujuar tek teatri duke bere teater alla PD-LSI e duke ngrene fara je i papune zoteri,boll se jeni bere te neveritshem gjer ne bazdisje per qytetaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?