Bota

‘Aleanca’ në Oqeanin Paqësor e Rusisë dhe Kinës! Zhvillojnë patrullimin e parë të përbashkët me anije luftarake

24 Tetor, 00:29| Përditesimi: 24 Tetor, 00:34

Një ‘alenacë’ e re lidhur me kontrollin ujor duket se ka nisur mes Rusisë dhe Kinës sa i përket patrullimit në Oqeanin Paqësor.

Me 10 anije luftarake 5 nga secili komb, patrullimi dypalësh tashmë një javor duket sa ka sukses po aq sa ka edhe ndikim duke mbuluar 1700 milje detare.

Objektivi i patrullimit sipas mediave ruse ishte të "demonstronte flamujt shtetërorë të Rusisë dhe Kinës, të ruante paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azi-Paqësorit gjithashtu të mbronte objektet e aktivitetit ekonomik detar të të dy vendeve", thuhet në deklaratën e publikuar nga mediat.

“Gjatë patrullimit, grupi i anijeve luftarake kaloi për herë të parë përmes ngushticës Tsugaru”, vijon deklarata. Krahas patrullës, dy marina ushtruan manovra të përbashkëta taktike dhe kryen një sërë stërvitjesh ushtarake’

Të dy vendet kanë një partneritet të vazhdueshëm ushtarak dhe kanë kryer një seri stërvitjesh të përbashkëta ushtarake, profili më i lartë i të cilave ishte " Vostok 2018 ", i cili përfshinte një betejë të simuluar në të cilën një koalicion ruso-kinez luftoi një armik të trilluar.

Në gusht, Rusia dhe Kina bashkuan forcat edhe një herë për të përdorur një sistem të përbashkët komandimi dhe kontrolli, me trupat ruse të integruara në formacionet kineze, sipas një deklarate nga ministria e mbrojtjes e Kinës në atë kohë.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka një aleat në Presidentin kinez Xi Jinping, me zëdhënësin e ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian i cili deklaroi në një konferencë për shtyp në qershor se të dy vendet ishin "të bashkuara dhe gëzonin marrëdhënie të qëndrueshme si një mal" me një miqësi "të pathyeshme".

Çfarë është ‘Ngushtica Tsugaru’?

Ngushtica Tsugaru është një 'trup' ujor, 'urë lidhëse', midis ishujve japonezë Honshu dhe Hokkaido në pjesën veriore të vendit, që lidh Detin e Japonisë me Oqeanin Paqësor.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni: