Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin thërret nesër protestë: Në 16:30 para Ministrisë së Brendshme, kundër vrasjes sonë (VIDEO)

17 Maj 2020, 18:41| Përditesimi: 17 Maj 2020, 18:54

  • Share

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë thirrë në protestë të gjithë qytetarët shqiptarë, nesër në orën 16:30 përballë Ministrisë së Brendshme. "Protestë kundër vrasjes sonë",tha regjisori Robert Budina, i cili ka përgënjeshtruar deklaratën e policisë duke thënë s e ka nisur shembja e godinës kur ata kanë qenë brenda.

"Nesër në 16:30 thërret në protestë të gjithë shqiptarët, se mbrëmë natën kur u shemb godina ne ishim brenda. ju ftoj që ta shpëtoni fatin tonë të përbashkët, se kur jemi bashkë do jetë e vështirë për të na mposhtur. Kemi kaluar në diktaturë, përballë ministrisë së Brendshme se na tentuar për vrasje. Po protestojmë kundër vrasjes. Nuk do kërkojmë leje, sendet tona i kemi brenda, nuk kemi pse të kërkojmë leje, i kemi shkëputur marrëdhëniet me qeverinë. kemi video, mua më kapën brenda në godinë, shkelën me këmbë një zonjë që u rrëzua, na gjëmuan, na ndoqën, na nxorën me dhunë dhe meqë ishte errësirë na dhunuar. policia po gënjen haptazi për të shtrembëruar atë që ndodhi. Ftojmë nesër popullin e Tiranës që të shpëtojmë fatin tonë, kundër tentativës së vrasjes", tha Budina.


Lajmi kryesor:

Teatri u shemb! 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës! Budina: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?