Politikë

'Aleanca për Shqipërinë Madhështore', Analisti Mërtiri: Një tufë njerëzish me zero peshë! Të fusësh në koalicion vorio epiriotët dhe çamët bashkë është karikaturë (VIDEO)

9 Mars, 14:21| Përditesimi: 9 Mars, 15:08

  • Share

Kryetari i PD- së Sali Berisha do të garojë në zgjedhjet e 11 majit me një koalicion “Aleanca për Shqipërinë madhështore ku janë bashkuar në total 26 parti.

Por Berisha me 25 parti a mund të prodhojë vota?

Në një intervistë për Report Tv, analisti Ergys Mërtiri thotë se veç propagandës për ti thënë shqiptarëve se ka shumë pas vetes nuk do të ketë asnjë efekt tek vota.

“Nevoja e ethshme për të bërë koalicion me këdo është e kundërta e asaj çfarë ka nevojë një parti në këto kushte. Nga izolimi total,  duket fitore e madhe fakti që Jenishehri, Gjuzi, Alimadhi, një tufë njerëzish me zero peshë i janë bashkangjitur atij në një koalicion. I vetmi lajm që ka prodhuar janë 26 parti në koalicion, por nëse shikon treçereku janë me zero peshë.

Përcjell idenë se Berisha është i vogël dhe kërkon t’u tregojë me ngulm që ka koalicion të madh, por unë shoh dhe të mëdhentjë në atë koalicion janë të dobët. Qoftë partia e Idrizit, Dukës e Metës kanë humbur peshën elektorale prej kohësh. Berisha nuk do të marrë vota prej tyre sepse ata nuk do të punojnë për të mbledhur vota për të bërë fushatë se e kanë të sigurtë vendin ku Berisha u ka garantuar. Berisha nuk do të marrë ndonjë gjë por thjesht u duhet për ti thënë shqiptarëve se shumicën e politikës e ka pas vetes” thotë Ergys Mërtiri në një intervistë për Report Tv.

Mërtiri argumenton pse Berisha nuk mundësi ta mundë Ramën dhe paradoksin e koalicionit të Berishës.

Rama ka qeverinë më të dobët për shkak të skandaleve, e imazhit të keq që ka, por kjo opozitë është aq e dobët sa nuk është më kërcënim për zotin Rama dhe nuk ka luftë me Ramën, por kërcënimi Berishës i vjen nga partitë e reja, që mund të prodhonin një bosht nëse do të ishin të bashkuara, por dhe kështu mund të prodhojnë një pol të tretë duke marrë vota. Dhe Berisha për të treguar se ka bashkuar opozitën ka prodhuar një numër fiktiv të koalicionit e të tjerët janë ata që i shërbejnë Ramës duke mos hyrë në koalicion. Por kjo është retorikë boshe, se ky nuk është koalicion. Të mbledhësh thërrmija të parëndësishme nuk është koalicion, asnjëri prej tyre nuk bën as një përqindje të vogël votash sa do të bënte Adriatik Lapaj”

Ka dhe një paradoks. Se ështe me grekë e çamë brenda. Bëhet fjalë për figura që Berisha i ka kandiduar si Beleri në Himarë, që ka dalë është ekspozuar me flamuj të Vorio Epirit që është zgjatim i partisë ekstremiste greke, që manipulon kauza të paqena duke përdorur flamurin e Vorio Epirit për interesa bajate.

 Të fusësh në koalicion edhe Vorio Epiriotët  edhe çamët, ata që luftojnë për çamëri është paradoks që vetëm në mënyrën  si bën politikë mund të ekzistojë. Nuk mund të jesh edhe me gjermanët, edhe me ballistët, e partizanët. Nuk ka sens dhe kthehet në karikaturë. Këta nuk kanë as kauza as parime’

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 09/03/2025 14:49

    Koalicioneve peshen ia japin trafikantet e droges dhe vrasesit: nga Hasanbellinjte, Doshet e Frrolet, Ndoket, Qimet e Camet ke Bajret e Lalet. Ky po asht kuali-shkerdhato-cion si do e thonte edhe i madhi D. Agolli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: