Politikë

‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, Rama ironizon me videon e bufave të kënetës koalicionin e Berishës

6 Mars, 14:36| Përditesimi: 6 Mars, 14:40

  • Share

Jo vetëm Sali Berisha. Kryeministri Edi Rama i ‘pagëzon’ si bufë të gjithë aleatët e tij të mbledhur në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në një video tjetër të ndarë në Facebook, Rama ka publikuar tre bufë, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Berishës teksa flet për aleatët e tij, ku edhe vetë e pranon që janë një sërë partish modeste.

“Mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti, pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të mara së bashku kanë një elektorat qindra mijëra vota. Kjo është një fitore e vërtetë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, dëgjohet në video Berisha.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?