Aleanca për Teatrin çon peticionin në Lushnje, Budina: Nuk jemi këtu për të krijuar parti, por kulturën e protestës

28 Maj 2020, 18:58| Përditesimi: 28 Maj 2020, 19:55

  • Share

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur ditën e sotme në Lushnje për të firmosur peticionin ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte dhe  ashtu siç ishte. Aleanca për teatrin ishte vendosur para Qendrës së Artit 'Vaçe Zela', ku kanë qenë të shumtë qytetarët dhe aktivistët që i janë bashkuar thirrjes për të firmosur peticionin.

Gjatë fjalës së tij regjisori Robert Budina tha se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është për të krijuar parti, por të sjellë kulturën e protestave ku qytetarët shqiptarë t'i kërkojnë të drejtat e tyre çdo pushteti që do të vijë.

"Ne mbrojtëm një pronë publike jo pronën tonë pasi u përpoq të vidhej me ligje anti-kushtetuese. Nëse shembim trashëgiminë, ne kemi shembur të kaluarën dhe të ardhmen tonë. Nuk kemi ardhur për të krijuar parti siç thotë kryeministri, hiqeni nga mendja. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët. Ne kemi ardhur të emetojmë kulturë, kulturën  e protestës që ju t'i kërkoni çdo lloj pushteti të drejtën tuja. nëse nuk e kemi këtë demokratizimi, do të përfundojmë gjithmonë në diktaturë. Ky është mesazhi që ne duam të japim kudo. Do vij dita që njerëzve të pamundur do i marrin gjithçka. Nuk kemi asnjë interes, e vetmja gjë që kërkojmë është të zgjohet qytetaria e shqiptare", tha Budina në Lushnje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 29/05/2020 14:09

    Kam lexuar ne Medjat e shkruar . Se Vellezerit Budina jane Hajdute dhe te denuar me vendim gjykate Sa qendron kjo ? E dyta keta te dy jane Anetare partije te PD dhe Anetar te Keshillit Kombetare te PD Sa e vertete eshte kjo ? kush e di te verteten e Paster te ketyre artisteve Budina mund te shkruani qe marr nje Informim Real qendrojne keto konstaktime Ju faliminderit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?