TIRANË-Pas blofit me gjoja denoncimin e bërë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është shfaqur serish sot para dyerve të SPAK. Këtë herë për të njoftuar një padi ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti.
Juristja Adriana Kalaja tha për mediat se sipas saj ministrja Margariti ka konsumuar elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv dhe refuzim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Po kështu nën akuzë sipas tyre duhet të jenë dhe 4 efektivë policie që sipas tyre janë sjellë keq kur shkuan në Ministri për të dorëzuar një kërkesë.
Kalaja theksoi se drejtësia për teatrin duhet të vihet me çdo kusht.
Kujtojmë se para pak kohësh kjo aleancë po nga SPAK njoftoi se ka ngritur një padi ndaj ambasadorit të BE-së, Soreca. Denoncimi i artikuluar publikisht ndaj ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca rezultoi se jo vetëm nuk ishte depozituar zyrtarisht në SPAK, por ajo që e bën më të rëndë është se ky vendim nuk ka marrë dakordësinë e gjithë grupimit, por përfaqëson interesa të një grupi të vogël. Faqja “Ne jemi Teatri” është distancuar publikisht nga akuzat dhe sulmet ndaj diplomatiti të BE-së, duke shtuar mes të tjerash se kjo Aleancë prej kohësh nuk funksionon më. Si një reflektim pas deklaratës së BE-së që i doli në mbrojtje Sorecës, “Ne jemi Teatri” theksoi se sulmet dhe akuzat e bëra në drejtim të tij është një lëvizje për interesa personale.
Kush e paguan kete A. Kalane, qe sillet si ato sekretaret e partise te kohes se PPSH, qe te benin gjemen?!
Përgjigju