Aleanca për Teatrin sulmon SPAK dhe Yuri Kim: Është kapur nga mafia! Teatrin ta ndërtojë Ministria e Kulturës, jo bashkia

21 Tetor 2022, 13:33| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 20:40

  • Share

Duke e cilësuar skenë krimi, sheshin ku ka qenë i ndërtuar teatri kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sulmuan Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim SPAK të japë përgjigje për hetimet që janë bërë deri më tani për shembjen e godinës.

“Të gjithë ata që kanë gisht në prishjen e teatrit do të paguajnë qoftë nga ana monetare qoftë nga ana penale. SPAK është i kapur nga ky pushtet i mafies. I bëjmë thirrje dhe Ambasadës Amerikane t’i thërrasë mendjes të mos bëjë shou, por të dëgjojë zërin e qytetarëve'- u shpreh regjizori Robert Budina.

Përfaqësues të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit kërkuan që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kompetencën për ndërtimin e godinës së re ta ketë Ministria e Kulturës, ndërsa paralajmëruan një padi ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

“Vendimi i GJK detyron bashkinë të kthejë pronën e teatrit kombëtar tek Ministria e Kulturës. Asnjë reagim. Mos guxoni ti afroheni sheshit të teatrit. Shumë shpejt do të shkojë dhe një dosje e re Veliaj ku janë 72 mijë metra katrorë që  i takojnë banesave sociale”- u shpreh Adriana Kalaja.

Bashkia e Tiranës ka hapur në tetor garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar mbi Projektin e Bjarke Ingels Group BIG.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/10/2022 01:17

    Kjo nuk eshte Aleanca per mbrojtjen e teatrit,kjo eshte Aleanca e budallenjve.Se c'lidhje ka ambasada me teatrin vetem imagjinata e ketyre e krijon!Dhe e dyta,perse SPAK-u?!Ndertesa u shemb,ka marre fund kjo pune dhe eshte humbje kohe te merresh me kete ceshtje.Nese doni qe te mos perseriten me gjera te tilla,shkoni ne kuvend dhe propozoni nje ligj qe qeverite dhe bashkite te marrin leje dhe te plotesojne 100 dokumente burokratike perpara se te nderhyjne,ose te shembin,ose te nxjerrin nga lista monumentet e kultures se cfaredo kategorie qofshin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?