Politikë

'Aleanca për Shqipërinë Madhështore!' Rama ironizon koalicionin e Berishës me Metën në burg e 24 parti: Fronti i Noc Rrokut

4 Mars, 13:02| Përditesimi: 4 Mars, 13:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot përmes një videoje në rrjetet sociale koalicionin e Partisë Demokratike me 25 parti të tjera për zgjedhjet parlamentare të 11 majit,Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore'

Rama e quan “Fronti i Noc Rrokut” teksa ndau një video me 4 bufë, ku dëgjohet kreu i PD, Sali Berisha.

Më herët, Rama gjatë rubrikës “Sy më Sy”, u shpreh se PD sot së është një kënetë me një buf dhe gjithëfarësoj speciesh.

“Prisni kur t’ju shfaqet lista e deputetëve dhe shihni pak atë listën e mbyllur. Aty m’u përqendroni. Ajo lista e mbyllur e “kënetës” është me speciet më të ulëta të politikës, të faunës politike, prapë aty do t’i kemi thotë “këneta”, tha Rama.

Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” që do të drejtohet nga selia blu e Sali Berishës e që ka në përbërje 25 parti të vogla, u mbajt peng deri në fund nga negociatat e vështira me Shpëtim Idrizin, të cilit do t’i jepet një mandat në listë të mbyllur, përkundrejt dëshirës së tij për 2 deputetë të sigurt.

Më i përkëdheluri i koalicionit është Ilir Meta, logoja e të cilit ka 4 vende të sigurta në parlament sipas marrëveshjes. Aleatët e tjerë të vegjël do të qëndrojnë në kuotën e 1 mandati të sigurt për Mediun, Dulen dhe PAA e Agron Dukës duke çuar në 8 numrin e mandateve të deputetëve që i falen aleatëve, por të gjithë do të kenë mundësi të fusin në lista të hapura kandidatë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 04/03/2025 13:33

    AHAHAHAHA. JE I MADH EDI RAMA...BUFAT E KENETES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?