ilustruese

Bota

Aleati i Erdoganit: Nëse gjenocidi vazhdon, do të përdorim forcën

7 Tetor, 16:15| Përditesimi: 7 Tetor, 16:22

  • Share

1759846670_bahceli.JPG

“Nëse Izraeli nuk ndalon gjenocidin në Gaza, do të ndërhyjmë me forcë.” Këtë e tha kreu i partisë ultranacionale turke MHP, Devlet Bahçeli, aleat i qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdoğan. “Izraeli është armik i njerëzimit dhe shkatërron çdo shpresë për paqe. Nëse bisedimet nuk mjaftojnë për ta ndaluar, atëherë do të jetë e nevojshme të ndërhyhet me forcë, t’i godasim në terrenin e luftës. Do të ishte një përmbysje historike,” deklaroi Bahçeli. Partia MHP është aleate e Erdoganit që nga viti 2015, thelbësore për liderin turk që ndryshe nuk do të kishte shumicën në parlament.


Lajmi kryesor:

Dy vite nga sulmi fatal i Hamasit! Mbi 67 mijë viktima dhe një Gaza e kthyer në gërmadha! Media: Hamasi pro çarmatosjes, por refuzon Tony Blair si guvernator


A.I/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?