Sazan Guri, që në zgjedhjet e 11 majit është në koalicionin e madh të Sali Berishës, “Shqipëria madhështore”, është duke rregulluar shtëpinë në Berat.
Për këtë arsye, ka kërkuar fonde nga shteti, pasi thotë se shtëpia e tij është muze.
Në mos për shtëpinë, ai thotë të paktën ta paguanin si hamall, pasi pajisjet e shtëpisë po i ngjit vetë me krahë.
“E dija qe keshtu do perfundoja: o sorist, o aktivist, o patronazhist o hamall se iu luta ministres se Kultures per bonusin e Uneskos qe me takonte si shtepi muze, te pakten per punen hamall se Mangalemi nuk eshte si Gjinokastra, ka pjerresi e lartesi”, shkruan ai në një postim në facebook të pak ditëve më parë.
Guri drejton Partinë Aleanca Europiane Ekologjike një nga 25 partitë që janë bashkuar në koalicion me Berishën në Aleancën Shqipëria madhështore për rrëzimin e Ramës nga pushteti.
Komente

Ishalla fiton me berishen po qe do vjedhesh miljonat, por si ka ardhur akoma radha berishes , berishe kryeminister vetem ne boten tjeter do behet dhe atje ti do paguhesh si hamalli i tij
PërgjigjuMua me bene pershtypje ato derrasat qe po ngarkon.Nuk jane materjal i mire,jane tallash/cifla druri i presuar.Kam patur dikur nje tavoline hekurosjeje me material te tille.Ne fillim me pelqeu se ishte me e lehte se ato metaliket.Por shume shpejt e tregoi cilesine e vertete,filloi te shkermoqej,sa here hekurosja nxirrte pluhur tallashi nen te qe filloi te shtohej me kalimin e kohes e sikur te mos mjaftonte kjo,nen efektin e nxehtesise e avujve te hekurit filloi te kurbezohej deri sa nje dite u thye.Keshtu kane per t'a pesuar dhe muret e shtepise se ketij qyqari te bera me kete material,do te shkermoqen dhe nen efektin e lageshtires se shirave e nxehtesise se Diellit do te deformohen e shkermoqen.O Sazan merr derrasa prej druri solid,jo keto prej tallashi se me kohe kostoja e mirembajtjes se shtepise do te te shkoje ne stratosfere!
PërgjigjuHajdut, hajdut, hajdut, hajdut, deri ne fund hajdut
PërgjigjuShit qofte ne Tirane Sazan e mer hamall ne Berat.Qofte license them ekologjiku.
Përgjigju