Politikë

Aleati Meta i pandehur, Berisha në pritje të gjykimit në themel për Aferën “Partizani”! Ende pa short për treshen e gjyqtarëve, Davidhi s’ka dorëzuar vendimin

27 Maj, 14:08| Përditesimi: 27 Maj, 16:52

  • Share

Tetë ditë pas vendimit për kalim në gjyq, dosja e aferës Partizani, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerë, është në pritje të shortit për trupën gjykuese.

Në sekretarinë e GJKKO, ende nuk është dorëzuar vendimi i gjyqtares Davidhi, e cila ka kohë 10 ditë pune, sipas pikës 2 të nenit 332 të Kodit të Procedurës Penale. Pra, maksimumi të premten vendimmarrja dorëzohet dhe menjëherë më pas përcaktohet data e shortit, e cila duhet të jetë brenda 24 orësh. Treshja e gjyqtarëve duhet të mos ketë pasur asnjë lidhje të mëparshme me dosjen, as në procesin e hetimit dhe as në seancën paraprake. Kjo treshe gjyqtarësh më pas do të duhet të përcaktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë të gjyqit në themel.

Pra, maksimalisht në javën e dytë e dytë të qershori, Sali Berisha do të bëhet i ish zyrtari më i lartë në historinë politike të vendit që do të dalë para një trupe gjykues në përballjen e parë të vërtetë me drejtësisë. Pritet një gjyq i gjatë, me dëshmitarë dhe paraqitje provash, pasi asnjë prej të pandehurve nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Nën akuzë për korrupsion, Sali Berisha do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit Partizani, për të cilën SPAK thotë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte pozicioni i Kryeministrit për të pasuruar familjen e tij, përmes dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Me Berishën dhe Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Në gjyq janë çuar edhe kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”, të tria për pastrim parash.

Paralelisht me procesin hetimor SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin  Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit. Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri, përmes të cilave Malltezi përfitoi të paktën 5.4 milionë euro

K.T./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?