Aleks Burreli dhe vendi ku dyshohet se ka kryer vrasje

Aleks Burreli, shqiptari i vetëm në listën me 56 emrat më të kërkuar të policisë europiane

23 Nëntor 2020, 17:26| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 17:30

  • Share

Gani alias Aleks Burreli, është shqiptari i vetëm që kërkohet nga policia e Europolit.

50-vjeçari shqiptar, është personi i shpallur në kërkim nga autoritet e Qipros, pasi në 23 qershor 2016 në restorantin “Aya Napa”, hapi zjarr drejt një tavoline ku po darkonte biznesmeni vendas, Fanos Kalopsidiotis, i moshës 51 vjeç.

Biznesmeni dhe dy nga policët që e shoqëronin (burrë e grua), mbetën të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

Në këtë atentat, mbeti i vrarë dhe bëshkëpuntori në krim, i Burrelit, Jani Vogli 41 vjeç. Tashmë emri i Aleks Burrelit, ndodhet në një listë mes 56 kriminelëve më të kërkuar nga policitë e vendeve të Bashkimit Europian.

Mësohet se Burreli dhe miku i tij, Jani Vogli, kanë vepruar si vrasës me pagesë. Burreli mundi të largohet nga vendgjarje me një automjet i cili më pas u gjet i djegur.

Prej asaj dite policia qipriote dhe ajo Greke nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë gjurmë të vendodhjes së Aleks Burrelit.

Tashme, emri i shqiptarit ndodhet mes listës së kriminelëve më të kërkuar të europës, ku rradhiten dhe bosët e mafias italiane, Matteo Messina Denaro.

Të dhënat dhe fotoja e  Aleks Burrelit në faqen e Europolit

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?