VIP & Spektakël

Aleks Seitaj: Si nisi lufta ime me depresionin dhe bullizmin kur isha adoleshent, ndërsa sot ndiqem nga shumë adoleshent në rrjetet sociale

10 Maj 2023, 15:22| Përditesimi: 10 Maj 2023, 15:29

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte aktori i njohur i humorit Aleks Seitaj. Ai e nisi rrëfimin duke folur për fillimet e karrierës së tij dhe për faktin që nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të bëhej një personazh i dashur për publikun.

”Gjatë kohës që kam studiuar në Akademinë e Arteve, askush nuk do e besonte se unë një ditë do të bëhesha aktor humori” tha Aleksi në fillim të bisedës.

Në moshën 15-17 vjeç ai ka jetuar në Korcë, ndërsa ka studiuar fillimisht në Shkollën e mesme të gjuhëve të  huaja "Faik Konica", për gjuhën italiane. Pasi kaloi një gjendje të rënduar psikologjike, ai vendosi të niste rrugën e aktrimit, fillimisht si një pasion. Ndihej shumë i pakuptuar nga bashkëmoshatarët, e madje ata ushtronin bullizëm ndaj Aleksit. Nuk kishte asnjë mik apo mikeshë dhe gjatë gjithë kohës qëndronte vetëm. Pasi kuptoi veten dhe doli nga gjendja jo e mirë psikologjike, nisi të mësohej me fuqinë e duartrokitjeve në interpretimet e para si aktor. Më pas erdhi në Tiranë ku nisi Akademinë e Arteve për aktrim, konkurs që doli i pari. Erdhën dhe eksperiencat e para televizive dhe të aktrimit duke formuar tek djaloshi personalitetin e një adoleshenti që ia doli depresionit për të cilin dha dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë.

”Njerëzit më kanë fiksuar me rolin e Vezires, një personazh shumë i dashur tashmë për publikun, sikurse të mamasë që flet me djalin e saj, personazhi i dytë që është pritur shumë mirë nga publiku” tha Aleksi në studion e “Rreze Dielli”.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?