Aleksandar Vuçiç është shtruar në spital ditën e djeshme, pas shfaqjes së problemeve në zemër.
Sipas një zyrtari qeveritar, ai shfaqi probleme në zemër dhe u dërgua në spitalin ushtarak të Beogradit.
"Presidenti tani është në gjendje të qëndrueshme", është shprehur ai.
Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në vitin 2017.
Aleksandër Vuçiç njihet për qëndrimin e tij në lidhje me shtetin e Kosovës, ku së fundmi ka shpallur synimin për ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nw territoret kosovare.
Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit' që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.
Komente
