Sali Berisha dhe Ardian Çipa

Politikë

Aleksandër Çipa i 'kthehet' Berishës pasi i sulmoi të vëllanë Ardian Çipën pas rikthimit në poste drejtuese në Polici: Je një shpifës publik, do përgjigjesh në gjykatë

8 Korrik 2021, 18:41| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 18:47

  • Share

Rokada në Policinë e Shtetit ndodhur ditët e fundit, ku ka pasur një sërë ndryshimet në nivel drejtuesish në strukturat vendore e qendrore të policisë kanë risjellë sërish në post drejtues Ardian Cipën.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë me urdhër të Ardi Veliut. Kujtojmë Ardian Çipa ka qenë drejtor i Policisë së Tiranës në kohën e Saimir Tahirit, por ka mbajtur poste si drejtues i lartë policie edhe në kohën kur qeveriste Sali Berisha. Ky rikthim i tij në poste drejtuese ka sjellë sulmet e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në facebook ku sulmon dhe i drejton disa pyetje kryeministrit Edi Rama, ndër të tjera Berisha shkruan edhe “Cili polic të detyron ty të rikthesh A. Çipën në funksionet më të larta, njeriun që vodhi kasafortën e dosjeve me sekrete të krimit, bashkëpunëtorin e Genci Xhixhës dhe Olsit tënd?”

Por ky sulm i ish kryeministrit Berisha nuk është anashkaluar dot nga vëllai i Ardian Çipës, gazetari Aleksandër Çipa, i cili shkruan se Berisha për këto shpifje do të përballet në gjykatë.   

Duke e cilësuar si një shpifës publik, Aleksandër Çipa i tregon Berishës së do të përballet me këto akuza në gjykatë dhe  do të jap llogari para drejtësisë për thashethemet e ulëta që bën.

“Sali Berisha je një shpifës publik ne këtë hapësirë komunikimi ku ne mënyrën me elementare nuk ke as respekt për drejtshkrimin! Je një shpifës publik ty dhe veshët apo gojët shëtitëse te thashethemet dhe sajimit për llogari te emrit tënd ne këtë faqe. Ne rastin e përmendjes se emrit te A. Çipes, me përgjegjësinë e bashkë familjarit dhe me sfidën e përballje për te vërtetën, do te detyrohesh te përballesh me drejtësinë. Si një person i njohur ndërkombëtarësh për inkriminim, korrupsion dhe bëma te tjera kundër lirive dhe te drejtave njerëzore te denoncoj. Ne rastin e përmendjes se personit me mbiemrin Çipa, do te duhet te gjesh provat dhe te përgjigjesh vetëm para gjykatave”, shkruan Aleksandër Çipa.

Postimi i Aleksandër Çipës

Postimi i Sali Berishës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?