Kreu i UGSH, Aleksandër Çipa

Kronikë

Aleksandër Çipa për Report Tv: Krimi goditi gazetaren e kronikës, Klodiana Lala. Të gjenden autorët

30 Gusht 2018, 14:31| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 14:36

  • Share

Tirane- Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa në një komunikim për Report Tv komentoi sulmin që iu bë banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala. Duke u pozicionuar në krah të saj dhe gjithë gazetarëve të tjerë që sulmohen, kryesisht ata të kronikës, Çipa kërkoi hetime të plota për gjetjen e autorëve.

“Dënojmë ngjarjen që i ka ndodhur koleges, i besojmë dyshimit të saj se goditja me breshëri në shtëpinë prindërore lidhet me detyrën e saj. Ajo raporton për ngjarje kriminale dhe për grupe kriminale”,- tha Çipa.

Ka pasur ngjarje të ngjashme edhe me gazetarë të tjerë?

Ka pasur edhe raste të tjera, ka pasur gjithashtu reagime nga organizata e gazetarëve. Solidariteti me ta është i padiskutueshëm. Institucionet ligjzbatuese duhet të reagojnë në kohën e duhur. Të vënë pas hekurave protagonistët që duan të kërcënojnë gazetarët për të shmangur përmendjen e emrave të tyre.

A duhet të besojmë që kjo ngjarje do zbardhet?

Kemi pasur edhe ngjarje të mëparshme, por besoj tek autoritet hetimore

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?