Analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa, tha se në mandatin e katërt, kryeministri Edi Rama ka si qëllim kryesor integrimin e vendit në BE.
Çipa theksoi se sfidë në këtë mandat Rama do të ketë ndryshimet në skenën politike europiane, pasi priten zgjedhje në disa vende dhe kjo do të sjellë ndryshime në lidershipin europian.
‘Nuk pres që të ketë ndryshim të karakterit politikë të tij dhe partisë që zotëron. Rama ka shënuar një kapërcim nga modeli që gjeti dhe ai që zbatoi. Ai është vet që formëson partinë, në 3 mënyra në promovimin e lidershipit të ri që e komandon ai vet sepse se zgjedh partia. Ai krijoi një entitet të ri brenda PS, ata që u quajtën rilindasit. Në mandatin e 4 ai thotë se duhet që të realizojë afatin kalendarik për integrimin e vendit dhe s’ka rëndësi mënyra se si. E vetmja ndrojtje që ka ai janë ndryshimet në skenën politike europiane dhe amerikane dhe duhet që të ndërtojë një strategji të lobimit. Pritet që të ketë zgjedhje në vendet kryesore të Europës, që një pjesë e lidershipit do të ndryshojë. Këto sfida do të ketë ai në mandatin e 4’, tha ai.
Lajmi kryesor:
34 vite PS/ Arben Malaj në ‘Frontline’: Demokracia e brendshme në atë parti e rrënuar! Muça: Ka fituar mandatin e 4! Poli Hoxha: Sot ka humbur figurat
S.B/ReportTv.al