Në konferencën shkencore në nderim të vitit mbarëkombëtar të heroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut të mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve referoi Aleksandër Meksi. Studiuesi trajtoi temën “Peshkopata arbaneze, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufij përmes peshkopatave të Lezhës për përkatësinë e kishave.“
Fillimisht sjell letrën dëshmi të shkruar nga Gjon Kastrioti, ati i heroit tonë, i cili shkruan se 12 kisha që janë në territoret e tij i përkasin peshkopatës arbaneze prej 800 vitesh, prandaj duhet të ndërhyhet për të shmangur grindjet edhe trazirat ndër popujt e atyre viseve nga kjo padrejtësi
Vjetërsia e peshkopatës dhe përmendja e 12 kishave kanë qenë subjekte në studime të veçanta. Por, profesor Meksi ndalet tek hapësira gjeografike se ku shtriheshin këto 12 kisha?
Rasti e solli që të më bjerë në dorë letra e transkriptuar e papës Gregor drejtuar peshkopit të Antivarit, që mban datën 23 maj 1407. Ati i shenjtë i nxitur nga peticioni i dërguar nga peshkopi arbanez Gjergji kërkon lirimin e kishave të zaptuara nga peshkopi i Lezhës.
Aleksandër Meksi, politikan dhe studiues
Dallimi më i rëndësishëm nga çfarë dihej deri më sot, janë zaptuar 17 kisha në 16 fshatra. Dhe se ato kisha edhe fshatra lexohen në dokumente me saktësi, të listës së plotë të kishave edhe vendodhjes së tyre
Në letrën e atit të shenjtë lexohet se ka pasur një ankim të hollësishëm, që është shqyrtuar si duhet....
Aleksandër Meksi, politikan dhe studiues
Ku ndodhen ato 17 kisha të 16 fshatrave, për të cilat deri më sot kemi pasur vetëm hamendësime?
Shumica e atyre kishave ndodhet edhe sot në të njëjtët fshatrat me të njëjtin emër, që i gjejmë në listën e letrës. Në Balldren kemi kishën e Shëna Prendës, të datuar. Në Blinisht nuk gjejmë një kishë të Shën Kollit, por vetëm në Kakariq. E treta në listë duhet të jetë kisha e Shelbumit (Akrolisi), mali formë maje, (në Lindje të Lezhës), nga e cila mendohet se ruhet më shumë emri sesa gjurmë të rrënojave, në Mërqin është Kisha e Shëngjinit, në Kallmet kemi edhe sot kishën e Shën Eufemisë, në Vel ndodhet edhe Shëna Prenda dhe kisha e Shelbumit, në Rasfik ndodhet kisha e Shën Gjergjit, në grykë Manati ndodhet kisha e Shën Vlashit dhe emri Solomon. Vendodhjen e fshatit Span nuk kemi mundur ta gjejmë. Në ato zona në shpinë të Lezhës është vetëm një kishë me pajtor Shën Dhimitrin, në fshatin Dardhë. Mbi fshatin Spiten ndodhet sot kisha e Shën Lezhit të Bokjanit. Në Zjemen ndodhet Kisha e Shën Kollit, në Pllanë kisha e Shën Barbullës, në Rei kisha e Shëna Prendës, në Reja e Zezë nuk njihet kisha e Shën Mërisë, në Kashnjet ndodhet Kisha e Shën Mëhillit. Këto 17 kisha në 16 fshatra janë të gjitha në Lindje të qytetit të Lezhës, ndonjë prej tyre si Kashnjeti edhe në Malësi edhe mbi lumin e Matit, domethënë në Veri të tij.
Aleksandër Meksi, politikan dhe studiues
Përse ndërhyri në këto fshatra Gjon Kastrioti?
Mesa duket ato troje dikur të principatës së Arbërit, ndërkohë sundoheshin nga shumë feudalë të vegjël, ndërkohë që ne mendojmë se duhet të kenë qenë krerët e piskopatës, ata që i kanë kërkuar ndihmë Gjon Kastriotit jo shumë të bindur që mund ta zgjedhin vet këtë problem në favor të tyre, duke shpresuar se marrëdhëniet e mira dhe mbi baza interesa reciprok ndërmjet Kastriotit edhe republikës, që zotëronte dhe Lezhën, ndërhyrja dhe mbështetja e Gjonit do të ishte e dobishme për to.
Aleksandër Meksi, politikan dhe studiues
Konferenca e radhës në vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut do të zhvillohet në datë 3 tetor.