Kosova & Rajoni

Aleksandër Vuçiç do pazar për Kosovën, mediat serbe nxjerrin në treg kancelaren Merkel

27 Shtator 2019, 13:20| Përditesimi: 27 Shtator 2019, 13:22

  • Share

Prej disa ditësh kancelarja Angela Merkel është parë shumë shpesh në faqet e para të portaleve në Serbi

‘Serbisë i ofrohet një fabrikë e Volkswagenit në këmbim të njohjes së Kosovës’

‘Merkel i kthen shpinën Kosovës, Serbisë i ofrohet anëtarësim më i shpejtë në BE’

Janë këto disa nga titujt e portaleve në Serbi.

Po të vinte dikush nga Marsi në Tokë, do të mendonte se kancelarja gjermane e ka humbur rrugën në ndonjë treg dhe aspak nuk di të bëjë Pazar.

Besueshmëria e këtyre mediave u pa ditën e martë kur ato pohonin se ‘Vuçiç i ka thënë Merkelit që gjërat nuk duhet të shkojnë kështu’ - ndonëse Merkel dhe Vuçiç ende nuk ishin takuar. Duket se dikush nga delegacioni i Vuçiç në SHBA u ka dhënë këtyre mediave një tekst të gatshëm për ta botuar, por ka harruar t'u thotë se takimi ishte shtyrë për një ditë më vonë.

Për përbërjen e bisedës me Merkelin, ka vetëm një person që duhet të tregojë. Dhe ky është Vuçiç.

Nga deklarata e tij mësohet se nga Berlini nuk ka asgjë të re për çështjen e Kosovës. Ndërsa tabloidet e Serbisë e kanë marrë vetëm një gjysmëfjali dhe kanë bërë sensacion. Vuçiç ka deklaruar se Merkel është e mendimit se duhet të "negociohet deri sa nuk gjendet ndonjë zgjidhje". Dhe kjo fjali është interpretuar si ndryshim i qëndrimit të ngurtë gjerman kundër ndryshimit të kufijve.

Në fjalorin e pazarit, Vuçiç ishte i pari me pohimet se ‘shqiptarët nuk duhet t'i fitojnë të gjitha e serbët asgjë’.

Nuk ke nevojë për tepër inteligjencë të kuptosh se ai është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës, nëse arrihen kushte të pranueshme. Në vend se të publikojë planin e tij përfundimtar për Kosovën dhe të thotë çfarë do, ai thotë se çfarë nuk do. Vuçiç po bën Pazar dhe jo Merkel.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?