Aleksandër Vuçiç për parimin e reciprocitetit: Zoti Albin Kurti, gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken

7 Shkurt 2020, 15:33| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 15:38

  • Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një intervistë televizive duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti në lidhje me heqjen e taksës 100% për eksportet serbe në Kosovë dhe zëvendesimin e saj me parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet me Beogradin, tha se "gjërat nuk janë aq të thjeshta si jesh në opozitë dhe të flasësh pa përgjegjësi."

Presidenti i Serbisë tha se njoftimi për heqjen e taksës për mallrat nga Serbia ishte një lajm i mirë sepse ajo ka shkaktuar dëme të mëdha si për Serbin ashtu edhe për Kosovën.

"Kjo është diçka që pritej, - tha Vuçiç, - Kurti po përmirëson pozicionin e tij politik  në sytë e ndërkombëtarëve.

Ai tha gjithashtu se nuk është zgjedhja e Beogradit me kë do të ulet në tryezë, por është e atyre që e zgjodhën për t’i përfaqësuar, e shqiptarëve të Kosovës.

Vuçiç tha se do të ishte më e lehtë për të mallkonte dhe kështu të fitonte pikë politike, por kjo nuk ishte punë e tij.

Presidenti serb tha se ishte delirante dhe nuk i frikësohej një procesi të mundshëm gjyqësor ndaj Serbisë për genocid të paralajmëruar nga Kryeministri Kurti, por sipas tij më e mira për Albin Kurtin ishte të hiqte taksën dhe të uleshin për të folur për të ardhmen.

Duke folur për parimin e reciprocitetti të prezantuar nga Kurti, Vuçiç tha se Kryeministri i ri i Kosovës duhet të gjejë diçka për t'i ofruar popullit të tij.

Ai tha se, megjithatë, ai parim nuk mund të zbatohet sepse Beogradi nuk e konsideron Kosovën shtet.

"Ata, - tha Vuçiç- duan vetëm marrëveshje që janë të përshtatshme për ta. Ka probleme në lidhje me marrëveshjen e diplomave, me Mitrovicën, me energjinë, dhe që duhet të zgjidhen”

Ai tha gjithashtu se Kurti duhet të kuptojë se gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken dhe se kryeministri i ri i Kosovës nuk mund të flasë pa përgjegjësi, si të ishte në opozitë.

Presidenti serb tha se ishte krenar që nuk ka pasur luftë në tetë vitet e fundit dhe se ka pasur pesë herë më pak incidente dhe konflikte me ngjyrime nacionale, por që ai ende nuk është i kënaqur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?