VIP & Spektakël

Aleksia Peleshi në një lidhje me Romeo Veshaj, si reagoi Ministri i Mbrojtjes kur e bija e pranoi publikisht

4 Shkurt 2022, 20:20| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 20:22

  • Share

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi është në qendër të mediave rozë që prej momentit kur bëri publike lidhjen me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

Ajo ka treguar për herë të parë se si reagoi babai i saj, kur e pranoi publikisht se ishte e dashuruar me Romeon. Aleksia thotë se të atin kishin filluar ta uronin për fejesë.

“Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim”, tha Aleksia në emisionin ‘Rudina’.

Pse mendon se ke bërë gabim?

Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.

Dhe ti çfarë i thua?

Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.

Pra ti do të doje të vinin urime të tilla?

Aleksia Peleshi: Nuk flas më.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?