Portieri i Kombëtares, Alen Sherri

Alen Sherri debuton në Serie A, formacionet zyrtare të ndeshjes Cagliari - Milan

9 Nëntor, 16:57| Përditesimi: 9 Nëntor, 17:06

  • Share

SARDEGNA, Itali - Cagliari dhe Milan luajnë këtë të shtunë në orën 18:00 për javën e 12-të në Serie A. Për vendasit nga minuta e parë do e fillojë edhe portieri i Kombëtares, Alen Sherri. Shkodrani debuton në Serie A kundër Milanit, teksa ka marrë minuta me Cagliarin vetëm në Kupën e Italisë.

26-vjeçari do e mbaj mend këtë ditë pasi debuton në një prej kampionateve më të forta të botës. Trajneri Davide Nikola i ka bërë "dhuratë" shkodranit debutimin në Serie A vetëm një ditë para se të grumbullohet me Kombëtaren në Tiranë.

Kujtojmë se Sherri verën që kaloi la Egnatian si kampion në Superligë dhe për 300 mijë euro u bashkua me ishullorët e Serie A. Kontratë deri në 2027 për shtatëlartin.

Formacionet zyrtare:

CAGLIARI (4-2-3-1): Sherri; Zappa, Palomino, Luperto, Augello; Makoumbou, Deiola; Zortea, Viola, Luvumbo, Piccoli

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Emerson Royal, Thiaw, Pavlovic, Theo; Fofana, Reijnders; Chukwueze, Pulisic, Leao; Camarda

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?