Alen Sherri

Sport

Alen Sherri merr vendin mes shtyllave, Cagliari nxjerr në shitje portierin

24 Dhjetor 2024, 12:24| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 12:27

  • Share

Portieri i Kombëtares, Alen Sherri për të gjashtën ndeshje radhazi luajti si titullar në Serie A me Cagliarin. Shtatëlarti shkodran duket se ka fituar vendin mes shtyllave dhe trajneri Davide Nicola është bindur nga aftësitë e shqiptarit.

Tanimë Cagliari është ka marrë një tjetër hap, duke nxjerrë në shitje portierin Simone Scuffet. Gazetari Alfredo Pedulla bën me dije se Napoli ka shfaqur interes për Scuffet, duke e parë si zëvendësues të Meret.

Nëse nuk mbërrin ndonjë ofertë e mirë për gardianin, te Cagliari po mendojnë që ta shkëmbejnë atë me portierin e dytë të Napolit, Elia Caprile. Ky i fundit është një njohje e vjetër e trajnerit Davide Nicola dhe gjithçka mund të zgjidhet me një shkëmbim.

Fakt është se vetëm pak muaj në Serie A, portieri Alen Sherri ka fituar vendin mes shtyllave dhe sardët e kanë parë si të panevojshëm portierin tjetër Scuffet.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?