Serie A e futbollit në Itali nis këtë të shtunë me raundin e 18-të. Bie në sy se Interi luan në Sardegna dhe përballë ka Cagliarin që mes shtyllave do ketë Alen Sherrin nga minuta e parë. Mediet në Itali bëjnë me dije se Kristjan Asllani nuk do jetë titullar te zikaltërit.
Gjithçka sot nis me Empoli - Genoa dhe Parma - Monza në orën 15:00. Interesante sfida e mbrëmjes mes Lazios dhe Atalantës, aty ku kryeqytetasit duan t'i prishin punë kryesuesve të Atalantës. Ismajli dhe Gjimshiti priten titullarë me skuadrat e tyre.
Serie A për raundin e 18-të është e ndarë në tre ditë dhe do vijojë me sfidat e përcaktuara edhe të diel e të hënë.
Serie A, raundi 18-të:
E shtunë, 28 dhjetor 2024
15:00 Empoli - Genoa
15:00 Parma - Monza
18:00 Cagliari - Inter
20:45 Lazio - Atalanta
E diel, 29 dhjetor 2024
12:30 Udinese - Torino
15:00 Napoli - Venezia
18:00 Juventus - Fiorentina
20:45 Milan - Roma
E hënë, 30 dhjetor 2024
18:30 Como - Leçe
20:45 Bologna - Verona
Renditja: