Alergjitë stinore, fluks vizitash në qendra shëndetësore! Mjekja: Mbi 15 vizita në ditë, më të ndjeshëm fëmijët! Një këshillë se ç'duhet të bëjnë alergjikët

14 Maj 2022, 16:04| Përditesimi: 14 Maj 2022, 16:14

  • Share

TIRANË- Luhatjet klimatike brenda ditës dhe ndryshimet stinore kanë shtuar pacientët që kërkojnë asistencë mjekësore te mjeku i familjes. Forma më e përhapur e simptomave të shfaqura në këtë periudhë janë ato alergjike. Mjekja e familjes Xhentiljana Nazaj thotë se më të ndjeshmit janë fëmijët 2-5 vjeç dhe numri i vizitave ditore shkon në ditë të caktuara dhe mbi 15 pacientë.

“Kemi një rritje të pacientëve që shfaqen me fenomene alergjike, me rinitë të shoqëruara dhe me teshtima me kryesisht dhimbje të fytit, kollë të thatë ngacmuese me dermatite alergjike dhe kemi patur dhe raste të tjera me traktit gastroitenstinal që do të thotë diarre. Më të ndjeshëm janë fëmijët, duke qenë se kanë një imunitet jo shumë të formuar, kryesisht fëmijët e moshës 2- 5 vjeç duke qenë se janë fëmijë më të pavarur nga prindërit  dhe e kanë të vështirë t’u ruhen. Janë dhe në kopshte, jetë komunitare me fëmijë të tjerë, e këta paraqiten më shpesh në qendrat shëndetësore e kryesisht në këtë periudhë paraqiten”, thotë mjekja.

Për alergjikët, mjekja rekomandon vizitë te mjeku specialist për terapi disamujore të cilat mund të përmirësojnë gjendjen e tyre.

“Për persona që dihet se janë alergjikë rekomandojmë vizita te mjeku për mjekime simptomatike që ne u rekomandojmë apo nëse e shohim të nevojshme paraqitjen te mjeku specialist për një terapi për një periudhë dy apo tremujore, nëse simptomat janë të lehta të trajtohen nga ne. Varet nga tipi i alergjisë që ato paraqesin, por njëkohësisht të përdorin në këto kohë antistaminikët. të vishen më lehtë, të veshin rroba të pambukta, të konsumojnë shumë ujë, pra janë gjëra të vogla në dukje, por që na ndihmojnë", vijon ajo. 

Mjekët thonë se për alergjitë nuk mund të jepen receta fikse, pasi çdo gjë varet nga simptomat, ndaj duhet treguar kujdes dhe të bëhen konsulta periodike me mjekun e familjes.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?