Sali Berisha

Politikë

'Doktor, nuk luftohet krimi duke bërë pazare me të', Alesia Balliu reagon pasi Berisha prezantoi kandidatët në Elbasan: Një emër nga fisi Çapja është në listën e sigurt të PD

6 Prill, 19:31| Përditesimi: 7 Prill, 07:21

  • Share

Ish-kandidatja e Partisë Demokratike në garën e primareve dhe juristja Alesia Balliu ka bërë një reagim të ashpër pas vizitës së kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në Elbasan dhe prezantimit të kandidatëve për deputetë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, me tone kritike dhe ironi, Alesia Balliu e cilëson situatën aktuale si një ‘tragji-komedi’, ndërsa ka akuzuar Berishën për përdorimin e dyfishtë të standardeve në raport me krimin.

Balliu vë në dukje paradoksin e denoncimit publik të grupit të Suel Çelës, ndërkohë që, sipas saj, ky grup ka qenë më parë i përdorur nga vetë Berisha për interesa politike, përfshirë mbledhjen e firmave në mbështetje të foltores në vitin 2021.

‘Ironikisht, ajo që po ndodh në Elbasan është tragji-komedi. Sot lideri i opozitës kërcënoi nga foltorja e prezantimit të kandidatëve për deputetë në Elbasan ato që ai i quan banda, grupin e Suel Çelës! Ky fatkeq i përdorur nga mafia e vërtetë që është sot partia në pushtet e që ish kreu i opozitës aktuale i ka bërë qokat, nuk ka asnjë përfaqësues të fisit të vet kandidat.

Ndërkohë, fisi Çapja, kundërshtarët e tyre, kanë një kandidate në listat e sigurta të PD. Nuk luftohet krimi duke bërë pazare me një palë dhe duke sulmuar palën tjetër, që dikur i përdore vetë, për të mbledhur firmat e foltores në 2021. Demokratët e vërtetë i dinë të gjitha e nuk të falin më 12 vjeçarin e kalvarit të mundimshëm, që i shërbeu pazareve e interesave okultë të individëve të veçantë në PD’, shkruan ajo.

S.B/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?