Kundërshtari i Putin Alexei Navalny, OBSH-ja dhe aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg janë midis të nominuarve për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021.
Mijëra njerëz, duke filluar nga anëtarë të parlamenteve në mbarë botën e deri tek ish-fituesit kanë mundësinë që të propozojnë kandidatë për këtë çmim.
Sipas një sondazhi të Reuters për ligjvënësit norvegjezë, në listën e të nominuarve përfshihen Thunberg, Navalny dhe OBSH për programin e tij COVAX për sigurimin e vaksinës anti-COVID për vendet e varfëra.
Greta Thunberg është emëruar si një ndër zdhënëset kryesore në luftën kundër krizës së klimës, ndërsa Navalny është emëruar nga akademikët rusë për përpjekjet e tij për demokratizimin paqësor në Rusi.
Në listën e të nominuarve janë të përfshirë, ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, NATO dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Fituesi i çmimit Nobel të paqes do të shpallet në nëntor.
hahahahahah ishalla e fiton ermal mamaqi
Përgjigju