Alfio foli për divorcin në BBV, reagon ish-partnerja, Fatma Methasani

29 Janar, 08:25| Përditesimi: 29 Janar, 08:28

  • Share

Ish-banori i Big Brother VIP, Alfio Rrotani teksa ishte brenda shtëpisë së madhe është rrëfyer për divorcin nga ish-partnerja e tij, Fatma Methasani.

Gjatë një bisede me Meri Shehun dhe Fation Kuqarin, banori i Big Brother Vip ka treguar se si e përjetoi ndarjen nga Fatma, me të cilën ka një fëmijë. Sipas tij, kjo periudhë për të ishte një nga më të vështirat dhe që e ka vuajtur shumë.

Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Kemi qenë gjashtë vite bashkë. E kam vuajtur si kafshë këto dy vite pas ndarjes”, tha ai.

Pas kësaj bisede tejet personale për ish-çiftin, ka ardhur edhe një reagim nga moderatorja. Fatma ka zgjedhur ta thumbojë Alfion duke ndarë disa rreshta të një fragmenti nga një libër ku thuhet:

“Njerëzve u pëlqen vërtet të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?