Politikë

Alfred Moisiu për Report Tv: Nëse ‘Kushtetuesja’ vendos shkarkimin, Meta të lërë detyrën! Presidenti të zgjidhet nga populli, politika ka dëmtuar rolin e tij

26 Qershor 2021, 14:02| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 14:32

  • Share

Ilir Meta është i pari President në histori, për të cilin parlamenti kërkon shkarkimin. Teksa tashmë fatin e kreut të shtetit e ka në dorë Gjykata Kushtetuese, Ish Presidenti Alfred Moisiu, sugjeron Metës që nëse vendoset shkarkimi i tij, të dorëzojë detyrën.

“Parlamenti ka të drejtat e veta, ka argumentet e veta, të cilat i ka parashktruar, sigurisht është hera e parë që ndodh por do të shikojmë çfarë do vendosë gjykata kushtetuese. Unë mendoj që ashtu sikurse e merr detyrën nga Kuvendi edhe duhet ta dorëzosh kur vjen puna për tu dorëzuar”, tha Moisiu

Moisiu është i  bindur që të jesh president në Shqipëri nuk është një detyrë e lehtë, por ai duhet të udhëhiqet nga misioni për të qenë përfaqësues i unitetit.

“Presidenti është ai që duhet të bashkojë kombin, është ai që përfaqëson unitetin e kombit dhe kushdo që merr përsipër këtë detyrë duhet ta zbatojë. Kur zgjidhen nga partitë, personalitetet duan s duan do mbrojnë krahun nga i cili vijnë. Nuk është aq e lehtë, unë kam qenë vetë në këtë detyrë, pavarësisht se u zgjodha me konsensus dhe u mundova ta ruaj këtë konsensus në marrëdhëniet me partitë. Sepse ka probleme që politika duhet të jetë e gjitha bashkë dhe nuk mundet që për probleme të të ardhmes së kombit, të fateve të shqiptarëve të ketë pikëpamje të ndryshme. Mirëpo për fat të keq te ne politikanët e ruajnë frymën partiake. Ky është një problem shumë të madh”, u shpreh Moisiu.

Lidhjet me politikën Moisiu e shikon si dëmtim të rolit të presidentit, ndaj mendon që ai  duhet të zgjidhet nga populli.

“Politika shqiptare në 30 vjet ka patur uljet dhe ngritjet e saj dhe sigurisht që praktika ka treguar se zgjedhja e presidentit si e bëjmë ne nuk është shumë e drejtë, presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Sigurisht që kushdo që populli do ta zgjedhë mund të jetë politikan, por përgjegjësia është më e lartë për të përfaqësuar popullin e për zbatuar atë që e detyron  Kushtetuta”, tha Moisiu.

Kuvendi e shkarkoi Metën me 104 vota për shkelje të rënda të Kushtetutës, ndërsa vendimin për shkarkimin  e tij Gjykata Kushtetuese do ta marrë pasi të konsultohet edhe me opinionin e Komisionit të Venecias.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 26/06/2021 18:55

    Eshte legen sle detyr ai. Detyra po te kishte pak burreri me dt 26 prill sdo ishte okoma aty e po deskretiton shqiperin dhe institucionin. TURPI I kombit

    Përgjigju
  • janko: 26/06/2021 16:09

    I vetmi president qe ka qene burre e keto 30 vite eshte zoti ALFRED MOJSIU dhe sigurisht me i degjeneruari eshte Like floriri qe e meriton te jete turpi i kombit ky sigurisht eshte miku i madh i bundres Vjosa Osmani e gomarit Albin Kurti.

    Përgjigju
  • Edm: 26/06/2021 14:28

    Po me organizator Shtetin , arsyet jan , i ka krijuar kushte e ka financuar per blerjen e armes makine dhe e ka len te lire pa kontoll dhe police 5 mijelksha Mos ti le policet me radar te ferra por te vendosje kamera dhe radar elektronik , polici te rri vetem te fshi kameren mos te behet me pluhur . Aksidenti esht AKSIDENTAL , te miratohet ne Parlamet dhe pastaj te jepni opinjone .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?