Alfred Peza

LETRA/ Alfred Peza dorëhiqet nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar

6 Shtator, 10:49| Përditesimi: 6 Shtator, 11:41

  • Share

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen rreth një vit pas emërimit në këtë detyrë. Shqiptarja.com ka siguruar edhe letrën e dorëheqjes së Pezës, ndërsa lajmi u njoftua edhe nga vetë Televizioni Publik Shqiptar. Peza ka dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme në Këshillin Drejtues të RTSH.

Ai është vendosur shpesh në qendër të akuzave nga opozita për shkarkime masive të punonjësve në RTSH. Vetë Peza, u përgjigj para Komisionit të Medias më 24 duke i quajtur Fake-News pretendimet për shkarkime masive, por tha se u hoqën ata që nuk punonin. 

Alfred Peza u zgjodh më 13 qershor 2023 si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar. Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe gazetari Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues.

Letra e doreheqjes

Ora 11:40
Dorëheqja e Pezës nga RTSH, Ina Zhupa: Çlirim, kishte zhdukur ligjin dhe normat morale

1723019473_inazhupa.JPG

Deputetja e PD Ina Zhupa ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e drejtorit të RTSH, Alfred Peza. Zhupa, në një postim në Facebook, e quan fitore të një beteje për ligjshmëri për drejtimin e RTSH në shërbim të interesit publik.

Me tej, deputetja i bën thirrje Këshillit Drejtues, duke thënë se duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

"Meqenëse herën e parë e tërhoqi, të dytën po ja nxjerrim me foto! Dorëhiqet Drejtori i paligjshëm i RTSH! Nuk dua të përsëris vetveten, por çlirimi i RTSH është një fitore e vogël e një beteje për ligjshmëri.

RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik. Fatkeqësia ishte që ligji por edhe normat morale ishin zhdukur nga Peza. Këshilli Drejtues të ngrihet në lartësinë e detyrës në zgjedhjen e re", shkruan Zhupa. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • eno: 06/09/2024 13:17

    MOS,,NA FIKU FARE,,,,NA IKU NJE FIGURE E MADHE,,,DO TA KUJTOJME BREZ MBAS BREZI...

    Përgjigju
    • Beni: 06/09/2024 17:32

      Per nje vit beri qe tvsh the shikohet duji keq e jepi hakun o popull.

  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/09/2024 12:50

    O KAPTERRI Alfred Preza ti mir e bone qē dhe dorheqjen. Se mjaft vodhe ato lek qē ke ti o kapterri Alfred dalin pēr 7 breza. Tē lumt pushka o kapterr qē nē demokraci na u bēre OFICER. O e mjera Shqipēri qė tē kan qit me kryt nė hi.

    Përgjigju
  • justin: 06/09/2024 12:49

    sdoli gjo me vjedh ne RtSh

    Përgjigju
    • Justice: 06/09/2024 18:02

      Ky nuk deshte pare sepse i pastroi 1 milion euro, tani deshte dhip. E ka dencuar gazetarja

  • ':;,"': 06/09/2024 12:45

    Ej 313 harrove dhe FORMULA UNO ja dha EURONEWS.

    Përgjigju
    • 313: 06/09/2024 15:13

      kemi kategorin e dyte do shofim derbin Memaliaj-Kelcyra dhe Burrelin-Kamza.

  • 313: 06/09/2024 11:27

    bravo Alfred do mbahesh mend gjate ke bere nje pune te shkelqyer mbasi binjakezove ekpini e rrogozhines me milanin, kampionatin botror ja dhe tv klanit moto gp ja dhe tringut edhe ca lek per fmijet tane ja dhe atyre qe hoqe nga puna. udh e mbare te koft edhe ishalla ta shtrojn me petale trendafili rrugen per SPAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?