Bota

Algjeri, zjarr në spital, vdesin 8 fëmijë të porsalindur

24 Shtator 2019, 13:21| Përditesimi: 24 Shtator 2019, 13:31

  • Share

Tetë të porsalindur vdiqën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në repartin e maternitetit të spitalit Bachir Benacer në el-Oued në Algjeri lindore, 500 kilometra në juglindje të kryeqytetit.

Mbrojtja civile specifikoi se tre të posalindur vdiqën si rezultat i djegieve ndërsa pesë të tjerë u asfiksuan.

Mbrojtja civile ka arritur të shuaj flakët, duke mos lejuar që zjarri të përhapet në pavionet e tjera të spitalit dhe të shpëtojë 107 gra në punë dhe 28 punonjës nga spitali.

Këtë mëngjes dhjetëra njerëz u mblodhën para spitalit dhe kërkojnë që të hapet një hetim. Sipas hetimeve fillestare, duket se një qark i shkurtër ishte shkaku i zjarrit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?