Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për president të Maqedonisë së Veriut.
Deri tani nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur kandidatura për President, ajo e Bujar Osmanit nga BDI-ja dhe Arben Taravarit nga opozita.
Talat Xhaferri, pak kohë më parë u zgjodh si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Osmani është ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut. Më herët ai ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë.
Komento