Politikë

Ali Ahmeti uron Fatos Nanon për 73- vjetorin e lindjes: Kosova e lirë ka kontributin tënd të jashtëzakonshëm

16 Shtator, 17:52| Përditesimi: 16 Shtator, 18:01

  • Share

1758038404_fatosnanoaliahmeti.jpg

Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin në Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë një nga themeluesit dhe drejtuesit e UÇK-së së Kosovës, ka uruar liderin historik të socialistëve dhe ish-kryeministrin Fatos Nano për 73- vjetorin e lindjes. 

“Është zakon që për ditëlindje të urohet për shëndet e jetë të gjatë, ndërsa unë i dashur Fatos dua njëkohësisht të të shpreh mirënjohjen dhe respektin për gjithçka që ke bërë për Shqipërinë e për shqiptarët.

Shqipëria demokratike dhe Kosova e lirë besoj fuqishëm se e njohin dhe e çmojnë kontributin tënd të jashtëzakonshëm. Urime e rrofsh sa do vetë, mik e vëlla Fatos!”, shkruan Ali Ahmeti.


Lajmi kryesor:

Rama uron Nanon për 73-vjetorin e lindjes: Lider historik i PS! Ka meritë të madhe në rrugën evropiane, e ktheu partinë në një forcë me sy e zemër nga Evropa


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?