Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, si dhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, i dorëzuan sulmuesit të Skënderbeut, AIi Sowe, trofeun e “Këpucës së Artë”, falë 21 golave të shënuar në këtë kampionat me skuadrën korçare.
Njëkohësisht, Shulku i dorëzoi atij edhe çekun prej 200 mijë lekësh të reja që i jepet golashënuesit më të mirë të Superiores, një “dhuratë lamtumire” për Sowe, i cili pritet të transferohet në Turqi në sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi i Skënderbeut, AIi Sowe gjstë marrjes së trofeut "Këpuca e Artë"
Komento