Enkelejd Alibeaj, themelues i 'Djathtas 1912', duke folur për Report Tv

Politikë

Alibeaj: Berisha dhe Rama bënë pazare me Kodin Zgjedhor, vota e Diasporës e blerë dhe e paligjshme, duhej votim elektronik! Nura: Zgjedhjet s’do kenë probleme

7 Prill, 18:44| Përditesimi: 7 Prill, 19:03

  • Share

1744038699_alibeaj.png

Deputeti Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht themelues i 'Djathtas 1912' dhe pjesë e koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', akuzon PS dhe PD si autorët e ndryshimeve skandaloze në Kodin Elektoral, duke bërë pazare, bashkuar votat dhe mbyllur listat për zgjedhjet e 11 majit.

Ai dha edhe shpjegimet sesi kur kishte qenë në Parlament, por edhe në Komisionin e negociatorëve, ishte shprehur gjithnjë kundër, duke nënvizuar defektet, sikurse edhe për votën e diasporës. Alibeaj shprehet se vota e emigrantëve është tashmë e blerë me lekë, e diktuar, jo e fshehtë dhe me shkelje të hapura të ligjit.

Sipasa tij, në mënyrë që ta kontrollonin vetë dy forcat e mëdha, nuk pranuan as propozimin e tij për votimin elektronik të emigrantëve.

“Vota e diasporës e kam thënë që seancën e fundit të vitit të kaluar kur u votua; ‘është votë me para, e blerë, e diktuar’. I kam thënë edhe Celibashit, dhe ai ka thënë se është zgjedhje e Ramës dhe Berishës, jo e tij. Thuhet votë e fshehtë, por vetëm e fshehtë nuk është. Pra vota e shqiptarëve emigrantë as garantohet, as sigurohet, mund të votohet edhe familjarisht. Por edhe fakti se ligji penal shqiptar për blerjen e votës nuk aplikohet në një vend tjetër. Por nuk më hiqet nga mendja se të gjithë njerëzit e pushtetit u lëshuan për votën e diasporës, për regjistrimet, qofshin edhe ata të PD-së. Kjo është e paligjshme, është e dënueshme. U detyrua KQZ që të bënte ndërhyrje që regjistrimi të bëhej vetëm nga komisioneri i KQZ dhe asnjë tjetër”, tha ai.

Ndërsa rrëfeu edhe kulisat e dikurshme politike mes forcave të mëdha në kurriz të votave dhe shqiptarëve, kurse tani kanë vënë në dispozicion edhe 9,2 mln euro nga taksat e shqiptarëve. Ndaj sipas tij, duhej votimi elektronik, që i jepte fund dyshimeve.

“Personalisht kur kam qenë në komision, kam dhënë si zgjidhje për diasporën, sikurse edhe brenda, votimin elektronik. A e patë sesa po paguhen për votën e diasporës? Janë të paktën 9,2 milionë euro! Diaspora duhet të ketë përfaqësuesit e vetë edhe në listat e deputetëve, ata duhet të jenë të përfaqësuar. Ne kemi zgjedhur të mos shkojmë për fushatë, edhe për shkak të buxhetit. Ne kemi 13 kandidatë që vijnë nga Diaspora. Kandidati i diasporës duhet të jenë atje”, tha themeluesi i ‘Djathtas 1912’ për Report Tv.

Kurse gazetari Artur Nura, tha se është pozitive që bëhen spote ku paralajmërohen qytetarë dhe zyrtarë që të mos blejnë e shesin votën, pasi do ndëshkohen. Ai shtoi se tani ka edhe instrument të shtuar për hetimin e tyre nga Prokuroria e Posaçme dhe task-forca e ngritur, ndaj beson se fenomeni do jetë pak ose aspak i pranishëm.

“Fakti që po bëhen spote, me task-forcën e Prokurorisë dhe instrumentin plus të ndërkombëtarëve, mendoj se do ketë zgjedhje më ‘fair’. Pra i thuhet qytetarëve dhe të gjithëve që kush shet e ble votën, ndëshkohet”, u shpreh gazetari.


Lajmi kryesor:

Alibeaj për Report Tv: PD parti private e Berishës, ne fushatë me buxhet modest! PD dhe PS s’i kapin dot 71 mandate, duan të godasin SPAK! Publikimi i përgjimeve i gabuar! Nura: Rama strateg


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?