Foto e kryebashkiakut Andis Salla, e publikuar nga Alibeaj

Alibeaj: Deputeti socialist dhe kryebashkiaku i Cërrikut provokuan viktimat e komunizmit! Vendi ka nevojë për dekomunistizim të shoqërisë shqiptare

15 Maj 2022, 22:29| Përditesimi: 15 Maj 2022, 22:36

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se një deputet socialist ka provokuar viktimat e komunizmit dhe nuk ka shprehur asnjë moment pendesë. Me anë të një shkrimi në Facebook thotë se plagët e pambyllura janë lënë në harresë.

Pak muaj me parë, një deputet i Partisë Socialiste i thurte hosana figurës së diktatorit komunist Hoxha. Provokim i hapur i pinjollëve të komunizmit ndaj viktimave dhe një populli të tërë, ndaj plagëve të pambyllura të persekucionit, vrasjeve pa gjyq, burgosjeve e internimeve, shtypjes së fjalës së lirë. Asnjë fjalë pendese, as sa për sy e faqje, nga pushteti. Thjesht lënie në harresë. Në fakt ashtu siç ka ndodhur për këto 30 vjet”, shkruan Alibeaj.

Alibeaj përmend edhe rastin e ditës së djeshme në Cerrik, ku kryebashkiaku Andis Salla, u shfaq duke vendosur kurora me lule në një monument përkujtimor të partizanëve të rënë në luftë. Sipas tij, duhet të kalohet sa më shpejt te dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare në mënyrë që provokimet të mos prekin brezin e ri dhe nxënësit në shkolla.

“Nuk ka dhimbje më të madhe sesa kur ndjen, që në vendin, e ndaj popullit, më të vuajtur nga diktatura komuniste, pendesa mungon, falja refuzohet dhe harresa promovohet. Simptomat më energjike këto që mentaliteti diktatorial të ruhet ende i patrazuar. E sikur hipokrizia e tranzicionit postkomunist të mos mjaftonte, provokimet sistematike të nostalgjikëve të komunizmit po iu vardisen edhe brezit të ri, nxënësve në shkolla, sic ndodhi dje në Cerrik ! Dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare, i sinqertë, real, i plotë dhe i ndjerë është ajo çka ka nevojë ky vend sot! Mund dhe duhet ta bëjmë”, shkruan Alibeaj.

Komento

Komente

  • Palla: 16/05/2022 09:21

    Po qenke koqe fare mor alibeu ! Po c'lidhje kane ata qe luftuan fashizmin me dekomunistizimin?!

    Përgjigju
  • Silvia: 16/05/2022 08:05

    Ekzakt! Nuk duhet ngatërruar Rezistenca - lëvizje e fuqishme popullore boterore jopolitike kundër naxi-fashove me komunizmin. Ata që ranë në luftë kundër pushtuesve nuk ishin komuniste por edhe sikur ndonjë të ketë pasur një indoktrinim ideal komunist përsëri dhënia e jetës së tyre për çlirim është një kauzë e drejtë dhe më vlerë. Mutacion i komunizmi shqiptar është tjetër gjë është një lëvizje politike me pushtet ligjor që përfaqëson diktaturën e antivleres dhe antiligjit, të korrupsionit dhe shkatërrimit të progresit të një vendi të vogël si Shqipëria. Dhe që për fatkeqësinë e shqiptarëve të ndershëm e dinjitoze vazhdon akoma të ekzistojë falë politikanëve kamaleonte antikomuniste që ciklohen në pushtet në emër të pa ndershmërisë e injorimit total të interesave madhore të kombit shqiptar! Dekomunistizimi nuk bëhet duke shpërfillur e nënvlerësuar viktimat e luftes pushtuese ndaj shqiptarëve por pikërisht me punën korrekte e vizionare në bazë të ligjit të politikanëve tranzicioniste! Nëse diktatura botërore e komunizmit Stalinin u përmbys, këtu te ne ajo pësoi mutacion dhe u kthye në diktaturën e antiligjit demokratik e të falsitetit. Të tjerët janë propaganda justifikuese e aspak punë demokratike në bazë të ligjeve e parimeve të demokracisë!

    Përgjigju
  • Iris: 16/05/2022 01:23

    Z.Alibeaj,ato kurora ne Cerrik u jane vendosur partizaneve qe luftuan per te na cliruar nga nazi-fashistet,nje lufte e ndihmuar dhe e vleresuar nga te gjithe aleatet pro demokracise e lirise.Ata partizane luftuan,sakrifikuan dhe dhane jeten per liri ne lufte me pushtuesit,nuk ndane as pulat, as armatimet,as privilegjet dhe as rrogat e postet zyrtare me pushtuesit dhe ne fund nuk iken te fshehur mes autokolonave gjermane sic bene disa.

    Përgjigju
  • Lala: 16/05/2022 00:13

    Zoti alibeaj te nderosh te renet ne lufte kundra nazifashisteve per clirimin e shqiperise me nderimin e komunisteve ndryshon shume.e para shumica e partizaneve skan qene komuniste por edhe nese behet fjal per deshmoret e luftes jo per ata qe perfituan nga gjaku i tyre dhe ben ate cfar bene per 50 vjet.sipas teje sduhet te nderojm qemal stafen neve per ato qe na beri enveri?esht e njejta me gabimi qe u be mbas clirimit cfaj kishin te afermit e bashkpunetoreve te fashizmit qe tw vuanin veprimet e tyre

    Përgjigju
  • Mashkullori: 15/05/2022 23:34

    Me thuaj o pordhodemokrat,Alibeaj,qofsh edhe i persekutuar nga rregjimi komunist: -Perse SHBA,Angli,France,etj kane nje dite perkujtimore per te renet ne Luften e Dyte Boterore? -A e di ti se ne keta te rene ka dhe me qindra dhe mijra te rene me bindje komuniste? A e di ti,se shtetet demokratike kapitaliste si SHBA dhe Anglija,te interesuara te shkateronin bishen nazifashiste,u detyruan te bejne aleance trepaleshe Anglo-Sovjeto-Amerikane,kur ne Bashkimin Sovjetik ishte ne fuqi partija komuniste e Stalinit? -A ka ndonje vend demokratik te kete nje dite deshmoresh per kolaboracioniste dhe balliste apo cetnike?Ne se ka na e thuaj? -Perse kekon te ngaterrosh qellimisht Deshmoret e Atdheut,te rene ne luften Antifshiste Nacional Clirimtare me periudhen e psa luftes? Ata dhane jeten pa u cliruar vendi,nuk e dinin se cfare do te behej mbas saj,prej forces qe do merrte pushtetin,apo e kishin te qarte se do ishin ata ne pushtet,kur plumbat ju fershellenin mbrapa veshit deri sa ju morri jeten? Ne se do kishin bythe te paret tuaj,le te luftonin kunder Italianeve dhe Gjermaneve,dhe te beheshin forca kryesore e luftetareve per Clirim.Pergjegjesia qe ne fund te luftes morri pushtetin partija komuniste eshte ne rradhe te pare e drejtuesve te forcave te Ballit Kombetar,te cilat prisnin te fitonin pa shkrehua asnje pushke,perkundrazi,sipas dokumentave te ushterise Gjermane ishin bashkepuntore dhe zbatues te detyrave qe ju shtronin keto forca. Une respektoj kedo te perndjekur per idete e tyre,por si kudo ne Europe,kolaboracionistet u ndeshkuqan jo vetem me burgosje dhe internime,por me mijra te tille u ndeshkuan dhe u pushkatuan.... Prandaj,eshte mire te behet jo vetem ndeshkimi i atyre qe kane bere krime ne kohen e komunizmit,te spiuneve dhe bashkepuntoreve te sigurimit te shtetit,edhe prej rradheve tuaj gjate pushtetit komunist,por te ndeshkohen proporcionalisht edhe tradhetaret dhe kolaboracionistet e kohes te Luftes te Dyte Boterore... Mos u mundoni,flas gjithmone per periudhen e luftes dhe jo per periudhen e paslufte,te lani mutin e prinderve tuaj me shurren e thartuar tuajen te diteve te sotme.... Komunizmi ka tridhjet e kusur vjet qe ka rene dhe nuk vjen me,por ju akoma me drugen e luftes ndaj komunisteve,nuk i siguroni asgje ketij populli dhe as juve te perndjekurve te djesshem.Shperblimet nuk ja u dha Sali Berisha dhe PD-ja,shperblimet ja u dha PS-ja.PD-ja ju ka shtruar ne dru kur keni hyre ne greva gjate qeverisjes te saj,PD-ja dhe Sali Berisha,lejoj te digjej i persekutuari Lirak,nuk me kujtohet mbiemri. Jepini popullit idete tuaja per ndryshim,fitojini zemren jo me ankesa per komunistet,te cilet i kin ne shumice ne gjirin e forcave tuaja politike,por me veprime konkrete. Perse po grindeni midis vete,tradite e kohes te kaluar te djathtes Shqiptare,perse po ja nxini jeten njeri tjetrit se kush ka vjedhur me shume,kush ka tradhetuar dhe ka bere komrpomise me te majtet [rej jush,sic benit dje kompromis me Italianet dhe Gjermanet... Mbidhni mendjen,lerini te qete Deshmoret e Luftes,ata e kane lare Atdheun me gjakun e tyre. Meruni me te gjallet e ketyre 32 vjetve,te cilet i kane punuar dhe po i punojne qindin ketij vendi dhe populli.Tek keta,hyn dhe PD-ja juaj dhe ajo e "Rithemelimit"...

    Përgjigju
  • Noli: 15/05/2022 23:12

    Ka nderuar fitimtaret e luftes dyte boterore. Nipi i ballistit Isa Toska nuk ul vlerat e te reneve te luftes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?