Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj foli në Këshillin për Integrimin Europian duke kërkuar që Reforma Zgjedhore të përfshijë paketë ndryshimesh për zgjedhjet e 14 majit. Teksa i referohet dosjes amerikane, Alibeaj thotë se ka plasur skandali në vend pasi sipas tij, Rama është organizator i trillimit që PD është financuar me para ruse.
“Reforma zgjedhore duhet të përfshijë paketë ndryshimesh paketës lokale të 14 majit. Në takimin e fundit, nga ana jonë është paraqitur kjo paketë. Nga ana e PS, është refuzuar pa asnjë lloj argumenti. Shkelje flagrante e detyrimit që ka ky parlament ndaj BE. S’kam komente të tjera vecc kësaj. Brenda reofrmës zgjedhore është fianncimi i partive politike. Një nga elemenetët që i ka dhënë spunto është infiltrimi i parave ruse në fushatë. Të anatemuarit ishin në PD. Prandaj qëndrimi ynë është skemë që ndërpret çdo lloj penetrimi të parave me origjinë ruse. U refuzua! Është ende në tavolinën e reformës zgjedhore.
Santos, ky është një vend që ka plasur një skandal i madh, penetrimi i parave ruse, që ka rezultuar nga drejtësia amerikane, se arkitekti, organizatori, i të gjithë këtij trillimi, që PD na qenka me rubla ruse, nuk është as më shumë e as më pak kryeministri Rama. Çështje penale në SHBA ku rezulton se në mënyrë korruptive, në mënyrë të strukturuar janë dhënë partë për të trilluar histori të tillë që ka buruar nga zyra e kryeministrit. Informacion i dhënë nga kryeministri e para, qëllimi shkatërrimi, njollosja e opozitës, pra minimi demokracisë në këtë vend. Ajo se çfarë kemi kërkuar ne është një nga skandalet më të mëdha në këtë vend, është më e madhe se dosja 184 apo 139. Lidhet drejtpërdrejt me demokracinë, ajo që kemi kërkuar nga organet e drejtësisë, kërkohet që drejtësia të hap procedim penal për këtë çështje”, tha Alibeaj.
Lajmi kryesor: