Politikë

Alibeaj për përgjimet në Bild: Rama i paparashikueshëm, mos prisni dorëheqjen e tij

6 Qershor 2019, 14:21| Përditesimi: 6 Qershor 2019, 15:49

  • Share

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, ka reagura në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild duke thënë se Edi Rama duhej të jepte dorëheqjen.

Por më pas Alibeaj ka thënë se kushdo që pret dorëheqjen e Ramës pas skandalit për blerjen e votave, do të zhgënjehet, kjo pasi sipas Alibeajt, Rama nuk do ta lëshojë pushtetin që ka për shkak të krimit. Më pas Alibeja vijon me pretendimet e tij duke thënë se Rama do ta vazhdojë të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel për të mbrojtur pushtetin e tij të kalbur.

Deklarata e Plotë:

Pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe se drejtuesi real i fushatës për Partinë Socialiste është një trafikant ndërkombëtar droge, me të drejtë, të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës.

Por, kur bëhet fjalë për pushtetin dhe mbajtjen e tij në çdo formë e me çdo mjet, Edi Rama, është krejt i parashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë.

Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave.

Me apo pa dorëheqje, Edi Ramën nuk e beson më askush. Edhe ata që besonin sadopak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë së gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

Nëse do të ishte e kundërta, Edi Rama do të kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë. Do të kishte dhënë dorëheqjen, kur u faktuan akuzat e opozitës se:

Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë. Edi Rama kishte future kriminelë në Parlament. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ishte përdhunues dhe trafikant.

Saimir Tahiri mbështeste trafikun e drogës. Vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës në Vlorë. Koncesionet gati 2 miliardë dollarë ishin të miqve dhe financuesve të Edi Ramës.

Projekti i Unazës së Re ishte një skemë gjigande vjedhjeje përmes një kompanie fantazëm dhe shumë e shumë skandale e afera të tjera korruptive, që kanë zhvatur dhe varfëruar shqiptarët.

Edi Rama nuk mendoi asnjëherë ta japë dorëheqjen për këto skandale, që po pengojnë prej 6 vjetësh nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Duke kërcënuar e sulmuar këdo që ka nxjerrë prova për ta, duke manipuluar të vërtetën, duke fabrikuar dëshmitarë e prishur prova, Edi Rama i ka mbrojtur ata të gjithë nga drejtësia, për të mbrojtur pushtetin e tij të kriminalizuar.

Pas përgjimeve të Bild, që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit, është e qartë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një prokurori e pavaruar, do të kishte zbatuar ligjin, do t’i kishte vënë para drejtësisë pushtetarët e lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera të rënda korruptive.

Edi Rama i mbron kriminelët e tij brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin.

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin dhe për të çliruar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit.

Me Edi Ramën, synimi i vetëm i të cilit është të mbrojë pasurinë dhe pushtetin e tij të kalbëzuar nga krimi dhe korruposioni, shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: Të bashkohen me protestën kombëtare më 8 Qershor. Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin, është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.

Komento

Komente

  • Gege Kosova: 07/06/2019 09:21

    "Korri" I juaj-opozitareve sic po veproni qe kur e kur,madje ju kane bashkua Bashes dhe PD,edhe Mediu, Noka, Shehi,dhe ai grekofili, eshte aq banal,primitiv e i pakuptimet, Larguhu ti Rama,se ne kemi humbur besimin te sovrani, kur Rama largohet,ndodh qe sovrani nuk ka kend ta votoje,na voton ne he,he,he,heee.

    Përgjigju
  • I drejti: 06/06/2019 20:56

    Se jeni Ju te etur per pushtet e duhet te jape doreheqjen Rama?????!!!!! ,Mprihuni, e vazhdoni te shihni endrra me sy hapur o mjerane se keni per te mbetur pa asnje gje Nuk merret pushteti me sajesa e kaseta babale qe beni ju , se keto jane llafe fshati, po nuk keni faj se nuk jeni per gje tjeter

    Përgjigju
  • Robert sotir bushi: 06/06/2019 17:53

    O alibajga ti ke vllain tënd të dënuar ktu në Gjermani. Un kam lindur ktu në Gjermani e punoj në burgun Gjerman. Vllai jot është njeriu më negativ edhe këtu në burg. Ky maskara është dënuar me 14 vjet heqje lirie e kur ky të mbaroi burgun do përjashtohet në mënyr eksprase nga biruca nëShqipri. Po ti këtë gjë se përmënd kur e që je dhe nipi i tradhtarit të kombit Shqiptar isakak toskës.

    Përgjigju
  • Xha Teme: 06/06/2019 16:36

    Ky plehu Alibajga e ka vellane ne burg ne Gjermani te denuar jo pak por 14 vjet per shitje armesh, narkotikesh dhe shfrytezim prostitucioni.

    Përgjigju
  • Lsi: 06/06/2019 16:35

    Na thuaj kur kenge?

    Përgjigju
  • Agimi: 06/06/2019 14:44

    Ju jeni kriminelet me te medhenj te ketij vendi,Sali Kriminelin e keni ne qoshe,eshte nje monster i lindur,Ilir Kryehajdutin e keni ne koalicion,Lulzim debilin dhe Mona shtrigen i keni ne preher,Fatmir Mediun kryebajgen,Nard Ndoken,Duken e Krimit i keni te gjithe ne preher,ptu rrace e ndyre

    Përgjigju
  • Plehra: 06/06/2019 14:39

    Kriminelet i keni te ulur ne krye te PD-se,keto 29 vjet keni luajtur me fjalen demokraci,ne te vertete jeni nje parti fashiste qe vec dhunes,genjeshtres,pergjimeve e sajesave alla babale nuk dini gje tjeter,eshte kjo arsyeja qe populli nuk ju voton.

    Përgjigju
  • agim: 06/06/2019 14:29

    O Legen ju vrate 30 ne Gerdec,ju vrate 4 ne bulevardju ne 97 vrate Shqiperine e nuk dha kush dorhqje nga ju.O injorant pse te jepen dorheqje per ca idicie te pa dekumentuera qe ju po i beni coraape per justifikim e poshtersive tueja.Gjynaf qe ti han pilaf.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?