Politikë

Alibeaj për Report Tv: Rama me 84 mandate bëhet fuqiplotë, Berisha ia shiti zgjedhjet për hallin personal me SPAK! Kujt i hyn më në qese nëse Saliu dorëhiqet? Ne dështuam

13 Maj, 20:21| Përditesimi: 13 Maj, 20:57

  • Share

Deputeti aktual i parlamentit, Enkelejd Alibeaj, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm sipas rezultateve tashmë pothuajse zyrtare, ku “Djathtas për Zhvillim” ndodhet shumë larg shifrave për një mandat.

I ftuar në Report Tv, në emisionin e moderatores Marsela Karapanço për maratonën zgjedhore, ai bëri edhe analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, zhgënjimin që pati koalicioni me rezultatet, planin PD-PS apo Rama-Berisha me Kodin Zgjedhor dhe kontrollin e politikës dhe pushtetit.

Për Alibeajn nuk ka asnjë dyshim se prej vitit të kaluar, ashtu siç e kishte denoncuar, pati një Pazar Rama-Berisha.

“Kushtetuta ka një rregull, pesha e votës duhet të jetë e barabartë, përsa i përket edhe sistemit zgjedhor. Ndaj u bë edhe pazari Berisha-Rama, që Berisha të mos bëhej një zonë zgjedhore. E që kur e thashë pasi u bë marrëveshja, se PD i shiti PS-së edhe 12 mandate me Kodin e ri Zgjedhor, kjo ishte edhe shitja e zgjedhjeve këtu e një vit më parë. Të dyja palët kanë një synim, që të asgjësojnë çdo parti dhe lëvizje të re”, tha Alibeaj.

Ai këmbënguli në tezën që ka deklaruar që prej vitit të kaluar, kur PD dhe PS bënë marrëveshjen e Kodit Zgjedhor me listat e mbyllura. Kjo krijoi edhe këtë rezultat, ku qëllim mbetet asgjësimi i të gjitha forcave të tjera, ku Rama mban pushtetin, Berisha mban partinë.

“Për Sali Berishën ishte më e vlefshme të shiste qeverisjen për mandat të katërt te Rama, thjesht për të ruajtur monopolin e opozitës. Ka marrë edhe 3 mandate më tepër parazitare si pasojë e sistemit, që nuk i takojnë. Pra nuk i ka dalë keq kjo lëvizje. Nga ajo që shohim te lista e mbyllur e PD-së, kandidatët e saj nuk kanë punuar, janë vetëm 34% vota, pothuajse aq sa ka lista e mbyllur, madje duke rrezikuar në disa raste sipas shifrave. Asnjë nga kandidatët e listës së mbyllur nuk lëvizi të punonte, sepse e kishin siguruar, kurse ata të listës së hapur ishin të demotivuar. Motori i listës së mbyllur ishte e mbyllur, ai i të hapurës gjysmë i ndezur apo pa karburant”, analizoi kreu i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, aktualisht deputet.

Ligjvënësi nënvizon se me atë që po shihet aktualisht nga procesi i numërimit, po shfaqet efekti diasporë, që po e thellon rezultatin dhe po tregon se me Kodin Zgjedhor Berisha i shiti plotë 12 mandate Ramës, ashtu siç e kishte parathënë vitin e kaluar.

“Po vota e diasporës? Efekti i parë u dha në Vlorë. PS i mori një mandat PD-së. Këtu dalim të thelbi, se një mazhorancë kaq e fuqishme bëhet e pakontrollueshme. Kjo tregoi se pse Berisha i shiti zgjedhjet dhe qeverinë, vetëm për hallin e vetë, për hallin e SPAK-ut. Ndaj edhe bashkëpunuan, Rama i dha edhe vulën e PD, sepse ferra më e madhe në këmbët e tyre është SPAK. E shoh të rrezikshme këtë mazhorancë me mbi 84 vota”, vijoi ai.

Po rezultati i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”? A ishte një zhgënjim?

“Nuk po them të zhgënjyer, por se nuk arritëm atë që prisnim. Me shumë gjasa është dështimi ynë, sepse duhet ta nisim nga vetja. Kemi edhe problemet financiare dhe bllokadës, sistemi, PD dhe PS përballë”, tha Alibeaj.

Pyetjes nëse Berisha duhet të dorëhiqet, ai iu përgjigj?

“Çfarë rëndësie ka më se çfarë bën Berisha te partia e vetë. Kujt i hyn më në qese. Fakti sot është që Rama sot ka 84 mandate, uroj që jo, me të cilat mund të bëjë gjithçka që do”.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: