Politikë

Alibitë e Berishës ndër vite zgjedhjet, Rama ‘rikthen‘ deklaratat nga viti ’97: Vesi del me shpirtin... (VIDEO)

7 Maj, 09:33| Përditesimi: 7 Maj, 10:16

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me një video, përmes së cilës “paralajmëron“ akuzat që do të shpërthejnë për vjedhje votash pas 11 majit. Në videon që ka ndarë në rrjete sociale, kreu i qeverisë sjell të gjitha deklaratat e Berishës nga viti 1997 deri më 2023, ku flet për humbje zgjedhjesh dhe për manipulim. 

“Vesi del me shpirtin“, thuhet në fund të videos, duke nënkuptuar se të njëjtën taktikë Berisha do të përdorë edhe pas 11 majit, pasi të humbë sërish. 

“Zgjedhësit shqiptarë votuan dje në kushte dhe rrethana larg së qeni normale. Me rezultatin që arritën por që ua vodhën përdorimit të forcës për falsifikimin. Ata vërtetë përdhosin një votë, por do të marrin përgjigjen më të merituar. Ky është një proces i shkatërruar, i manipuluar në mënyrën më absolute. Nuk mund të pranohet asnjë rezultat dhe të njihet asnjë rezultat. Mosnjohja nga ana jonë të zgjedhjeve në Tiranë e Durrës. 

PD nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur. Këto zgjedhje prekin dhe rrënojnë parimet të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje. Nuk ishin zgjedhje, ishte një farcë. Pas zgjedhjeve të 2021, të ciat ai i shpalli masakër elektorale dhe ato të tilla ishin. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dhe për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale. Raporti për farsën elektorale është i përfunduar. Nuk mund të njohim ne ku rezultatin e zgjedhjeve...”, janë këto deklaratat e Berishës për zgjedhjet e bëra ndër vite. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 07/05/2025 11:45

    Ky gënjeshtar, mashtrues që të zezën e bën të bardhë dhe anasjelltas, është monstra shqiptare e mashtrimit dhe gënjeshtrës. E pabesueshme që të përmblidhen në një njeri të vetëm të gjitha veset më të këqija të njerëzimit. Gjatë komunizmit i kamufluar, servil i klasit të pare që në çdo mënyrë të binte në sy të udhëheqjes. Në demokraci një bandit e kriminel që i ka bërë gjithë të këqijat popullit të vet. Nuk do të gjendet një i dytë si ky monstër për një periudhe të gjatë kohe do të jetë kampion i poshtërsisë njerëzore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?