Këngëtarja Alida Duka ka qenë e ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli”, ku ka folur për projektet e saj muzikore por jo vetëm. Këngëtarja ka treguar për vitet e para të karrierës muzikore, sakrificat që së bashku me vëllain e saj, Stinen i është dashur të bëjë në emër të muzikës si dhe fillimet e jetës në Gjermani.
Ka arritur tashmë në një nivel, ku e meriton plotësisht emrin ‘artiste’, pasi stili i saj i vecantë, performanca në videoklipe e kanë plotësuar mësë miri këngëtaren.
E pyetur për mendimin që ka për këngëtaret e tjera shqiptare, ajo ka vendosur të flasë me emra.
Një ka këngëtaret që vlerëson dhe dëgjon gjithmonë muzikën e saj, është Dafina Zeqiri.
“Unë kam qenë shumë larg nga artistet që kanë qenë këtu, nuk më kanë lidhur punët. Me Ingritin jemi shumë afër, edhe pse është bërë me fëmijë, me Anjezën.
Në kuptimin si artiste më pëlqen Elvana Gjata, Dafina që i dëgjon këngët, Tayna, Loredana të cilës ia dëgjoj këngët edhe 100 herë në ditë. Nuk do e kisha problem ti kërkoja bashkëpunim këngëtareve. Nuk e di pse në Shqipëri e kanë shumë këtë kompleks. Madje edhe te bashkëpunimet që bëj nuk e kam problem nëse është këngëtar I ri në treg apo I famshëm.” shprehet në “Rreze Dielli” Alida Duka.