Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se vaksina anti-COVID Moderna arrin të neutralizojë edhe varianti britanik dhe atë afrikano-jugor.
Ai shtoi se kërkuesit e kompanisë Moderna, së bashku me Instituteve Kombëtare të Shëndetit, SHBA studiuan aftësinë e vaksinës mbi variante të ndryshme të SARS-CoV-2 dhe publikuan gjetjet më 25 janar 2021, ata studiuan efektin edhe në njerëz edhe në majmunë makakë, duke dhënë përfundime shumë të mira.