Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në 'Repolitix' se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi më ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij. Në 'Repolitix', Alimehmeti tha se simptomat e variantit Delta janë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti dhe për këtë nuk i kushtohet rëndësi dhe njerëzit nuk vihen në alert. Por megjithë rrezikun e variantit Delta, epidemiologu shprehet se vjeshta që vjen nuk do t'i ngjajë aspak asaj të kaluarës, ku pavarësisht se do të ketë rritje të infeksionit, por jo në forma të rënda.
"Ky variant ka simptoma pak më ndryshe se COVID normal, nuk ka shumë temperaturë dhe kollë, por më shumë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti, ndaj dhe njerëzit e neglizhojnë, nuk i kushtojnë shumë rëndësi, nuk vënë në alert veten apo familjen. Duhet direkt të kontaktohet mjekja e familjes dhe të merren masa. Janë shifra të mira nuk mund ta themi me siguri nëse do ketë rritje të shifrave, e sigurt është që vjeshta që vjen nuk do të jetë si ajo e kaluara, por dyshoj fort që pandemia të ketë kaluar plotësisht. Shira e të vaksinuarve nuk është në nivelet që siguron imunitetin kolektiv. Rritja e rasteve, sinjalin e ka dhënë të qartë për praninë e variantit Delta. Do të ketë rritje rastesh, por jo në forma të rënda. Nga ky aspekt jemi më të qetë, nuk do jetë kurrsesi si viti i kaluar", tha Alimehmeti.
Lajmi kryesor:
Rakacolli: Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID, kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta! Qytetarët të 'vrapojnë' për t'u vaksinuar
//ReportTv.al