Jo takse me Serbinë, por reciprocitet! Kështu është shprehur Liburn Aliu, Anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes në studion e Report Tv në "5 pyetjet nga Babaramo".
"Reciproritet të plotë politik dhe tregtar karshi Serbisë. Nuk jemi për tarifa dhe taksa. Reciprocitet politik, ekonomi dhe tregëti. Në Serbi nuk futen dot mallra nga Kosova se nuk e njohin si shtet, nga ana tjetër dhe në Kosovë nuk futen taksa e Serbisë....dhe politikisht kjo është me e fortë se taksa. Taksa e vë në dyshim vendimin politik, ka më shumë rëndësi vendimi politik e cila do të rezultojë me të njëjtin efekt, ndoshta edhe më të rëndë. Më rëndësi ka reciprociteti politik me Serbinë, që do t'i kundërpërgjigjemi në masën e duhur atyre ", tha Aliu.
Lajmi kryesor:
Liburn Aliu i VV: Qeveria e re do ta nisë me vettingun, luftën ndaj monopoleve dhe ligin anti-mafia
B.K./ReportTv.al